Berisha: Ju tregoj 10 mashtrimet e Ramës në 100 ditët e para!

Një ditë pasi kryeministri Rama shpalli 10 prioritetet e tij në 100 ditët e para të qeverisë së tij, Rama 2, ka reaguar paraardhësi i tij, ish-kryeministri –Berisha, i cili analizon 10 premtimet e Ramës dhe i quan ato 10 mashtrime.

Ja postimi i Berishës:

“Edi Rama njoftoi dje 10 vakite e 100 diteve te para të mandatit të tij të dytë. Ai liston 10 pika, te cilat cilido qe i lexon konstaton se jane thjesht 10 mashtrimet dhe manipulimet e radhes te timonierit.

Ato jane:

1- Rama, i ndeshkuar nga 2.7 milione votues, ka pregatitur ekipin te rregjistroje si mbeshtetes virtual te tij se paku 2 milion mbeshtetes ne leter

2- Fillon zbatimi i politikes aterore te vijes se masave e linçimeve publike dhe kokave turku, ushqimi urrejtjes se mbeshtetesve te tij!

3- Fillon rritja dhe dyfishimi i çmimit te ujit te pijshem, nje vendim qe u bllokua nga denoncimi dy vite me pare ne parlament

4- Nis perseri per te deshtuar si me pare beteja e harruar kuponit! Per rikujtese, dy vite me pare u zotua se ne 8 muaj do zgjidhej problemi por sot ne dyqanet e ministrave nuk te jep njeri kupon.

5, 6- Rikthehet e shtuna komuniste per pastrim te pergjithshem por vendi do behet kosh i plehrave te importuara

7- Siguria ushqimore behet çeshtje e masave!

8- Buxhetin do ta vjedhim por me bekimin e mexhliseve publike.

9- Pasi ishte zotuar kater vite me pare per sigurine rrugore dhe sot ka ngjitur Shqiperine ne krye te Europes per aksidenteve

10-E dhjeta e verteta luften kunder droges, e ka gati dekleraten e nje viti me pare se e kemi zhdukur ne 99,8 % te siperfaqes se vendit.Pas 100 diteve deklerata do te thote droga u zhduke ne 99,9% te vendit!!

Ketu me poshte keni tekstin siç e ka botuar ai vete! sb

SI I MENDONI 100 DITET E PARA?

Do t’i isha mirënjohës secilit dhe secilës prej jush që do të jepte opinionin e vet, mbi disa ide për operacionet që po përgatiten për 100 ditët para të qeverisë së re, si më poshtë:

  1. Hapen regjistrimet e anëtarëve të koalicionit të madh “Për Shqipërinë që Duam”, në Platformën online të Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi dhe nis lufta e gjithanshme, kundër parazitëve e grabitqarëve në çdo zyrë të shtetit
  2. Nis procesi i llogaridhënies të gjithë drejtuesve të agjencive, inspektoriateve, drejtorive e zyrave të shtetit, në takime publike dhe në prani të anëtarëve të qeverisë së re e të skuadrave të deputetëve të çdo qarku
  3. Fillon lufta kundër shpërdorimit të ujit pijshëm, prerja e lidhjeve të paligjshme, prishja e lavazheve pa leje dhe ndëshkimi i abuzuesve me këtë pasuri të çmuar kombëtare
  4. Çelet faza e re e luftës kundër informalitetit në biznes me përshkallëzimin e fuqishëm të presionit ligjor, mbi çdo subjekt të madh e të vogël që nuk operon përmes kuponit tatimor
  5. -Nis pastrimi rrënjësor i akseve kombëtare nga plehrat, mallrat, tregjet, varrezat e makinave, ferrat, etj., si edhe fillon mbyllja hyrjeve të paligjshme apo të rrezikshme në rrugën kryesore
  1. Shpallet një luftë si asnjëherë tjetër kundër ndotjes së mjedisit, hedhjes së mbeturinave jashtë vendeve të përcaktuara dhe organizohet e zhvillohet një aksion kombëtar pastrimi në çdo qytet, fshat e metër katror të Shqipërisë
  2. Fillon beteja e gjatë për sigurinë ushqimore në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e angazhuar për Shqipërinë që duam, për të vënë përpara përgjegjësisë çdo strukturë shtetërore, kompani furnizimi apo subjekt tregtar, që cënon sigurinë e konsumatorit
  3. Hapet fushata e re e sigurisë rrugore për rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të automjeteve dhe uljen e mëtejshme të numrit të aksidenteve në rrugë
  4. Organizohen në çdo qark dëgjesat publike për buxhetin e vitit 2018, si edhe për riorganizimin e administratës shtetërore, shërbimeve ndaj publikut në çdo bashki dhe projektet e vitit në vijim në rang vendi e qarku
  5. Mbyllet me fitoren e pakontestueshme të Policisë së Shtetit lufta e këtij viti dhe shpallet fundi i historisë së shëmtuar të kultivimit masiv dhe të paligjshëm të kanabisit në Shqipëri.”

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vetëm Harper Beckham mund të ketë një festë ditëlindjeje në Buckingham Palace!

Çdo vajzë gjashtë vjeçare do të vdiste për të pasur një ditëlindje...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *