Berisha: Këshilla ime për takimin Rama-Basha dhe pse Kushtetuta nuk preket për ‘martesat gay’

Berisha dhe BashaIsh-kryeministri, në favor të takimit Rama-Basha, por me substancë dhe produkt.  Kush ia ka dhënë informacionin për video-skandalin e një “peshkaqeni’ të mazhorancës dhe besimi te televizioni që e ka. Shpallja e votimit dhe numërimit digjital, si kusht për miratimin e Reformës në Drejtësi dhe cilat janë gjasat që ajo të kalojë këtë verë 

Intervistoi: Ilva Tare, Tonight

Nga hetimet nuk rezulton se ka një pajisje përgjimi …

Ky është një nga informimet e qytetarit digjital, që përbën një nga skandalet më të mëdha të 25 viteve. Kjo pajisje është futur në kundërshtim, ajo pajisje është futur disa herë edhe gjatë periudhës së qeverisjes së Fatos Nanos dhe kur kam qeverisur unë. Ajo pajisje është përdorur për të bërë identifikimin e vendndodhjes së kriminelëve të larguar. Ajo pajisje është futur edhe në vitin 2015 me firmën e prokurorit të Përgjithshëm. Ajo pajisje ka rregullat e veta. Këtë radhë është futur jashtë rregullave. Kjo pajisje, edhe celularin e shndërron në mikrofon për të regjistruar mbajtësin e tij. Është prodhim izraelit e pamëshirë për përgjim. Kjo pajisje është futur në një kanal privat. Është bashkëshortja e Grilos që ka futur pajisjen. Kjo pajisje ka shkelur një ligj tjetër.

Kjo pajisje, sipas ministrit të Brendshëm është futur me një marrëveshje që ka firmosur edhe Presidenti i vendit me Interforcën

Kurrë! Nuk mund të futej kurrë një pajisje e tillë pa u përcaktuar se kush do të ndiqej me këtë. Pajisja për muaj të tërë nga Drejtoria e Policisë ka përgjuar jo vetëm 370 personalitete, por ka përgjuar edhe qindra qytetarë me akte rrugaçërie të paimagjinueshme.  Pajisja ka lëvizur dhe lë të dyshohet se janë përgjuar edhe ambasada të huaja. Në qoftë se ti e dërgon atë pajisje këtu afër tv Ora, ajo vjen për të regjistruar çdo impuls që hyn dhe del thirrjet brenda këtij institucioni. Kjo deklaratë vetëm sa të bind më shumë në megaskandalin e krijuar. Në bindjen time nuk është e implikuar ambasada italiane se kjo do të ishte pastaj një situatë krejtësisht tjetër. Unë kam besim tek ambasadori aktual se nuk do të përfshihej kurrë në një aferë të tillë. Është përgjuar Presidenti i Republikës dhe ambasadorët.

Pse nuk po heton Prokuroria për këto akuza? Pse nuk po e merr dot pajisjen?

Po heton! Letra që shkruan ish-drejtori i Policisë italiane e komplikon edhe më shumë sepse ai përmend një nen të marrëveshjes që kanë imunitet.

Ka kryer përgjime në kohën e Partisë Demokratike?

Jo! Kurrë!

Nuk është e njëjta pajisjes e përdorur nga Forcat e Armatosur në 2011-n?

Kurrë! Ajo pajisje ka ardhur për trupat tona në Afganistan sepse trupave tona ajo ju duhej.

Janë bërë përgjime të paligjshme siç ka deklaruar Rama?

Nëse përgjime të paligjshme ka bërë SHISH-i, unë nuk e di. Kam konstatuar se janë bërë përgjime të paligjshme, që të gjitha të nxitura nga Edi Rama. Përgjimi që i është bërë Ilir Metës në 2008, duke qenë kundërshtar i yni, duke qenë deputet, pa autorizimin e kryetares së Parlamentit është aktualisht shkelje flagrante.

Si mund të bënte përgjime kryetari i Bashkisë?

Kryetari i Bashkisë e kishte të vetën Ina Ramën. E përdorte si i donte qejfi. Ina Rama dhe çfarë kanë bërë prokurorët e saj. Pasi kanë regjistruar Ilir Metën, sipas ligjit, zëri prishet. Edhe kur gjykatësi e ka urdhëruar prishjen e dosjes, ata nuk e kanë prishur. Dhe ata ia kanë dhuruar Saimir Tahirit. Kjo është një praktikë për të marrë peng. E di ti historinë e nipit të vjehrrës së Presidentit. I dërgon kryemafiozit Agaçe me një zarf dhe i thotë se çështja e pronës është zgjidhur. Mendoi se me këtë mënyrë mund ta thyente Bujar Nishanin, siç bërë me këtë përgjim. Është punonjës i Policisë Gjyqësore. Prokuroria duhet të hetojë sepse ka një shkelje të rëndë.

Po heton në fakt Prokuroria dhe nuk ka informacion siç thoni ju dhe çfarë do mbetet nëse si Drejtoria e Policisë italiane, si dhe ambasada italiane përgënjeshtron ashtu sikurse edhe hetimet, që pajisja nuk ka përgjuar. Çfarë i mbetet opozitës kur e ka kthyer në kauzë këtë çështje?

Ambasada italiane nuk duhet kurrë ta pranonte atë mjet, duhet t’ia linte Interforcës. Kam bindjen se as shërbimet partnere dhe ambasada nuk janë implikuar në një skandal të këtyre përmasave. Kjo është një vepër e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës. Pajisja ka ardhur nëpërmjet zonjës Grillo, e cila sjell një gjë nga dyqani i vet dhe instalohet në Drejtorinë e Policisë. I vuri orën në dorë, lakun në qafë..

Kujt?

Spartak Ngjelës, që të regjistronte.

  1. Ngjela nuk ka deklaruar kurrë se ka pasur një pajisje..

Rama ia dha atij të shkretit. Ai harroi se do të mund të intimidonte me këtë çimkë.

Ju keni deklaruar se skandalet e video-përgjimeve nuk do të jenë në periferi, por në qendër të pushtetit. Keni ndonjë video që do ta bëni publike?

Unë kam një ligj, bëj publike vetëm videot politike, por theksoj këtu që për personat publik, jeta e tyre private është publike. Unë e kam vlerësuar shumë rastin e tv Ora që bëri transparent një fenomen të shëmtuar të personave që bëjnë kërkesa amorale për vende pune. Unë e vlerësoj këtë. Meqë më pyet po të përgjimet: qytetari digjital më thotë se tv kanë video të tjera.

Ju vetë nuk keni ndonjë video?

Unë i besoj qytetarit digjital dhe më thotë që x tv ka një ose dy video të kësaj natyre me ‘peshkaqenë’ të mëdhenj. Unë pres dhe kam besim të madh te tv që do t’i nxjerrë ato. Edhe kur më tha për Riformaton, ata thanë se ishin mushkonja.

Nuk besoj se doni të thoni tv, apo do ta lini me keq?

Më mirë të mos marr atë unë…

Cili është qëllimi i këtyre videove?

Denoncimi i atyre njerëzve që nuk respektojnë standardet më minimale në qeverisje. Në qoftë se shkelen standardet ke marrë fund dhe gjëja e vetme është të largohesh dhe të hysh në jetën tënde private. Do ketë sepse është ky brumë…

Çfarë biseduat me Lu?

Ata po përpiqen të afrojnë palët. Unë e vlerësova në këtë përpjekje. Opozita s’ka asnjë arsye të mos pranojë afrimin e palëve.

Si afrohen palët,  duke miratuar draftin tuaj?

Nëse PD thotë miratoni drafti tonë ose s‘ka, kjo është si thoni ju, por PD nuk e thotë këtë.

PD sjell një dokument serioz, dhe ju garantoj se është serioz.

Takimi është shtyrë për një datë të caktuar. Desh Edi Rama ta largojë. Nëse Rama përjashton fjalën e lirë, kryetari i opozitës nuk mund të ketë qëndrim tjetër. Unë mendoj që të diskutojnë dhe nëse Rama do reformën, ka një paketë, të pranojë votimin elektronik të votës. Ai nuk po lë numërimin e votave të partisë së tij.

Kryetari i opozitës ka shtruar një problem madhor për votimin dhe numërimin digjital,.

Ky është kushtëzim?

Nëse nuk miratohet tani, kjo nuk bëhet më…

Sepse nuk keni besim te Edi Rama??

Absolutisht nuk kemi…Me sa di unë, takimi nuk është anuluar, është shtyrë..

Po, por përjashtimi juaj…

Sigurisht.. se deshi Edi Rama. Nëse Rama do reformë, ka një paketë, të ulet ta diskutojë, të pranojë numërimin dhe votimin elektronik…

Ky është kushti?

Pa diskutim.. jam optimist… Kam lexuar diku se komisioneri Hahn ka kërkuar që vendeve të Ballkanit t’iu veto-het lista e deputetëve.

A ka afat për miratimin e Reformës në Drejtësi?

Ky afat është qershori, fillimi i korrikut.

Mendoni se do të miratohet reforma?

A jam i sigurt për miratimin e reformës… nëse gjykohej nga qëndrimet e Ramës, ajo reformë do të mbetet në klasë.. Duke thënë këtë , shtoj se jo çdo gjë e ka në dorë Edi Rama.. Mundësitë e kompromisit për draftet janë aty..

Unë mbështes kryetarin e Partisë Demokratike në qëndrimin për votimin dhe numërimin digjital. Është e pafalshme që pas 25 vitesh emigrantët nuk votojnë akoma. Madje jo vetëm emigrantët, por edhe gjithë shqiptarët përveç atyre të Kosovës, të votojnë. S’kam qenë i zjarrtë për votimin elektronik, por sot pas një takimi me ekspertë, jam shumë mbështetës.

Takimi Rama-Basha, çfarë do i këshillonit?  

Do i këshilloja të përgatiten dhe nëse bëjnë një takim të përgatitur, them se bëjnë një gjë shumë të dobishme për vendin. Nuk mund të pengojë takimin teatraliteti i Ramës. Rëndësi ka që ata të marrin pak kohë për t’u përgatitur. Gjatë kësaj periudhe janë duke e bërë..

A lidhet Reforma  në Drejtësi me një vizitë të një aleati shumë të rëndësishëm?

PD është e vendosur të miratojë një reformë, natyrisht jo alla Rama.

A jeni në favor të martesave gay?

Jo, nuk jam në favor. Ka një ligj vendi dhe nuk mendoj se Shqipëria duhet të kalojë ylberin për hir të problematikës së Edi Ramës. S’mund të ndryshohet Kushtetuta për shkak të Edi Ramës. Asnjë vend nuk e ka në Kushtetutë. Spanja e bëri me referendum. Ka dhe sensitivitete , që duhet t’i marrim parasysh. Jam kundër çdo lloj diskriminimi, por për ata ekziston ligji. Edi Rama mund të shpallte çdo ditë një martesë gay në bashki, pa pasur asnjë pengesë.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Ç’thonë dhe ç’kërkojnë kosovarët: Albanosferë apo Jugosferë?

Nga Alfred Lela Përplasja në skenën politiko-mediatike gjatë ditëve të fundit, pas...
Read More