Berisha: Pajisja e përgjimit është manipuluar natën



berishaIsh-kryeministri Sali Berisha shkruan në FB se pajisja e përgjimit është manipuluar gjatë natës.

“Oficeri dixhital informon: Pajisja e pergjimit është transferuar mbrëmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Akademinë e Rendit dhe është manipuluar gjatë gjithë natës!” shkruan Berisha.

Më poshtë mesazhi i dërguar nga oficeri.

“Përshëndetje Doktor, një oficer pedagog në Akademinë e Rendit dhe me thotë qe pajisja e përgjimit që ka qenë në Drejtorinë e Pergjithshme, e kanë sjellë mbrëmë naten tek Akademia e Rendit. Ndërkohë mediave u kanë thënë se është dorëzuar në ambasadën italiane, gjë që është absolutisht e pavërtetë. Gjatë natës dy specialistë të drejtorisë së policisë kanë bërë ndërhyrje dhe fshirje dhe sot e ekspozuan si objekt mësimor për trajnim.”

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Kinemateka shqiptare, idetë nisin nga Tirana

Shqipëria është një nga vendet e pakta në Evropë pa kinematekë. Regjisorja...
Read More