Berisha përmend Olldashin: Ja pse unë dhe ai nuk e vumë taksën e Rrugës së Kombit

Sikundër kreu i PD, Lulzim Basha edhe ish-kryeministri Sali Berisha foli me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit lidhur me tarifimin e Rrugës së Kombit.

Berisha tha se kjo tarifë ka tronditur mbarë kombin dhe mbështet dhe përgëzoi të gjithë kamionistët të cilët kanë dalë në protestë dhe refuzojnë aplikimin e tarimit të rrugës.

“Pas çlirimit të Kosovës, kjo çështje ka tronditur kombin, për herë të parë në këto vite lirie, pjesa e kombit që jeton Kosovë, proteston, bllokon rrugën e komunikimit mes Shqipërisë dhe unë i përgëzoj ata qindra kamionistë të cilët ndërmorën një proteste për ndërgjegjen shoqërore të çdo shqiptar”.

“Është e vërtetë që në 2011 qeveria e kryesuar nga unë dhe me ministër të ndjerin Sokol Olldashin, bëmë të gjitha studimet dhe asgjë s’ka të fshehtë.

Është po kaq e vërtetë që pas studimit u vendos që taksa të mos vihet. Vazhdojmë pak më tutje, a jam unë kundër fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve?

Në asnjë mënyrë! Përkundrazi, sado fonde të sillni në parlament unë do t’i votoj, sepse është jetike.

Por të caktosh 5 mln dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve që janë 18 mijë km në mbarë vendin do të thotë se nuk jeton në këtë vend”.

“Kthehemi prapë tek taksa. Doli vlera, ishte e papranueshme. U vendos, jo ta mirëmbajë drejtoria e rrugëve, kurrë!

Unë  jam dhe do jem që mirëmbajtja e rrugëve t’u jepet kompanive private, të cilat kanë fuqi disa herë më të madhe, ekspertizë kanë sesa drejtoria e rrugëve”.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rritja e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë, Basha e quan “kriminale” dhe bën një thirrje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me vendimin e...
Read More