Berisha publikon foton e rëndë: Policia e torturoi dhe e çoi në vetëvrasje

Ardian Kallami ishte i martuar, por pas një sëmundjeje të rëndë, gruaja e tij u nda nga jeta, para 6 muajsh.

Ata kishin dy fëmijë, një vajzë e martuar, e cila jeton në Itali dhe një djalë 22 vjeç, i cili e bën jetën mes Italisë dhe Shqipërisë.

Ardian Kallami nuk kishte pasur asnjëherë probleme me Policinë dhe hera e parë ishte këtë të shtunë, teksa dyshohej për vjedhjen, dyshim i cili i kushtoi jetën.

Për dy-tri ditë është shoqëruar disa herë në Polici për të dhënë dëshminë e tij, por gjatë marrjes në pyetje, sipas te afermve, Policia e ka dhunuar fizikisht e madje e ka detyruar atë të nënshkruante sikur e kishte kryer vjedhjen, teksa, në fakt, sipas tij, i vëllai nuk dinte të shkruante dhe as të lexonte.

Ditën e djeshme pas kthimit nga Komisariati, ai i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Për ngjarjen ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një postim në rrjetet sociale, ka nxjerrë edhe foton e rëndë.

POSTIMI I BERISHES:

Krim i shemtuar shteteror!

Policia dhunon, torturon dhe çon ne vetvrasje qytetarin 48 vjeçar, Ardian Kallami! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Z, Berisha pershendetje, deshta me denancu nji krim shtetnor qe ka ndoll sod ne barbullush, ne baz dyshimesh policija arreston e keqtrajton fizikisht e psikoligjikisht kushrinin tem Ardjan Kallami 48 vjeq, i randum nga dhuna ai sod u vetvra, un jam Françesk Zefi.”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Bebe Rexha, joshëse me kostum leopardi! Rita Ora e komenton….

  Bebe Rexha duket se po shijon pushimet e saj në Madrid...
Read More