Berisha: Racizëm i ulet i Edvin Kristaq Ramës ndaj Veriut



Sali Berisha dhe Lulzim BashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e deputetit Sali Berisha për dhjetë ditë.

Basha tha se mazhoranca po vepron me dy standarde.

“Përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga parlamenti me 10 ditë, është shenjë e krizës së rëndë ku gjendet Edi Rama me të tijtë. Kjo krize ka arritur në nivelin ku nuk përballojnë më debat, nuk kanë argumenta, kapen në flagrancë nga faktet e dëshmitë që provojnë krimin dhe korrupsionin e tyre dhe ju ka mbetur te tregojnë vetem kartonat në byro.

Njekohesisht kjo eshte edhe nje kujtese e peshtire e dy standarteve te kesaj mazhorance te kalbur ne krime vese dhe korrupsion. Nga njëra anë nderohet vulgu i vulgut, Sadri Abazi që i thotë kundërshtarit të pres veshin, nga ana tjetër dënohet denoncuesi i të keqes, i aferave tronditëse, Sali Berisha.

Kjo nuk behet për ti mbyllur gojën opozitës, sepse kanë dështuar në mënyrë të përsëritur me këto metoda byroiste.

Kjo është manovër e Edi Ramës dhe Ilir Metës për ti mbyllur derën opozitës. Për ti mbyllur derën në parlament, në tryezat ku ajo duhet të jetë e pranishme.

Për ti mbyllur derën në reformën e drejtësisë, në reformën zgjedhore.

Por gabim i bëjnë llogaritë. Opozita, Partia Demokratike nuk mbetet jashtë. Ajo është çdo ditë me shqiptarët dhe në krah të tyre, se bash aty është parlamenti i vërtetë, aty nisin dhe merren vendimet e mëdha.

Duke lënë opozitën dhe demokratët jashtë një salle, jashtë një tryeze, Edi Rama dhe Ilir Meta vetëm sa thellojnë izolimin dhe pershpejtojne renien e tyre të pashmangshme,” shkruan Basha.

Ndërkohë pas vendimit, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar duke postuar fjalimin e tij në Kuvend, që solli përjashtimin për dhjetë ditë.

“Dua të denoncoj këtu Ramën si një armik të egër të qenies sonë kombëtare. Qënia kombëtare është një dhe e pandashme. Ata të cilët ndajnë qënien kombëtare, ata janë armiq të egër të saj, ata me çdo kusht dhe çdo mënyrë përpiqen që shqiptarët t’i paraqesin aq të ndryshëm nga njëri tjetri saqë vetëm një komb nuk janë. Në krye të tyre qëndron Edi Rama sot. Cfarë do ti thoshtë ne një bisedë një diplomat i huaj një personaliteti shqiptar, do i thoshte: “po, Edi Rama më ka pohuar sinqerisht se ai ka rekrutuar nga zonat e Veriut vrasës, kriminelë e trafikantë sepse në ato zona vetëm me të tillë ia dilet dhe se une ata i kam marre nga Saliu!”.

Në këtë mënyrë Rama, me një racizëm të ulët, të ndyrë antishqiptar e antikombëtar, paraqet Veriun si pellg kriminelësh, dhe dijeni të dashur qytetarë dhe qytetare nga rrethet e Veriut e Verilindjes, se ky është koncepti antishqiptar i tij për ju.

Dëgjoja një ditë në televizion njëriun më të afërt të tij tek u thoshte se e urrente veriun dhe verioret sepse sipas tij, nga Laçi në Vermosh dhe në Tropojë ka vetëm kriminelë. Në fakt ky është një fatkeq që beson mashtrimet, trillimet e shpifjet e ulta të një antishqiptari siç është Edi Rama, të njëriut që ka dekoruar Bregoviçin me çelësin e artë të qytetit të Tiranës për hymnet antishqiptare e antikosovare, hymnet ndaj atyre që grine burrat dhe gratë e Kosovës.

Ky s’është zotëri, është një kriminel i vërtetë, që i thotë të huajve e diplomatëve kryesorë se Veriu eshte pellg kriminelesh dhe se vetem me kriminel mund te fitohen zgjedhjet!”

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Video: 100 fëmijë të ‘pushtuar nga djalli’ thonë se një burrë do t’i vrasë

Rreth 10 fëmijë shkolle mendohet se janë pushtuar nga djalli, pasi thonë...
Read More