Berisha: “Saimir Tahiri takoi në Gjermani avokatin e Habilajve”


Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me akuzat e tij ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ky i fundit nën hetim pas publikimit të përgjimeve të grupit ‘Habilaj’.

Në mesazhin e tij në ‘Facebook’, Berisha publikoi mesazhin e qytetarit dixhital, ndërsa shkruan se Saimir Tahiri takoi në Gjermani avokatin e Habilajve.

Ditën e premte ish-ministri Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë, ndërsa pohoi se vizita ishte për arsye personale. Më pas ai u kthye në Shqipëri mbrëmjen e të dielës.

Postimi i Berishës:

Saimir Trafiku takoi ne Gjermani avokatin e Habilajve!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Mirmbrema doktor. Nje fakt shume interesant dhurate nga Noriega per popullin Shqipetar. Sonte ne mbremje udhetova nga Rinasi drej Milano Malpensa bashke me bashkeshorten time.

Sapo zbritem nga avioni na mori nje autobus dhe zbritem ne nje hyrje te pajisur me skaner dhe metal detector. Ushtruan kontroll personal per cdo pasagjer njesoj sikur kontrollohemi ne rastet para imbarkimit ne avion.

Duket se autoritetet Italiane skane me besim tek kontrollet Shqipetare dhe tek “pastertia” e policise tone, sepse shembullin per ne e ka dhene ish-ministri i dashur Saje Qorri.

E desha ti bej nje pyetje edhe atij: Ne Gjermani te kontrolluan ne ndonje dhome te vecante apo i re nga Gjermania per te shku me taku avokatin e byrazerave?! Kot per muhabet po pyes…

Flm Doktorr e uroj ta beni kete denoncim sepse vertet na kan vene nje njolle shume te keqe ne si popull edhe shtetit tone. Naten e mire!”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mbretëresha Letizia e Spanjës dëshmon se krahët e skalitur janë një çështje mbretërore!

Dielli ndriçon në Spanjë, dhe kryesisht ndriçon edhe në krahët e përkryer...
Read More