Berisha: Tsipras e anuloi vizitën. Marrëdhënia e shkrirë në dimër, ngriu

Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka anuluar vizitën e paralajmëruar në Shqipëri.

Pjesë nga intervista e deputetit Sali Berisha në “Debati në Channel One” mbrëmjen e së enjtes.

Sali Berisha: Vizita është anulim i qartë.  Është vendim politik për të anuluar vizitën dhe dërgoi këtu ministrin e tij të jashtëm me një mesazh që ia përcolli ministrit shqiptar të jashtëm dhe nuk tha asnjë fjalë as mediave shqiptare dhe as atyre greke.

Nëse më pyet ato marrëdhënie që i shkrijnë në dimër, këta i ngrirjnë në pranverë. Kjo është e vërteta. Arsyet e hodhësishme janë për tu marrë vesh në të ardhmen, por një gjë e them me bindje se është në interesin e shqiptarëve që të bëhen përpjekje serioze për marrëdhënie miqësore me Greqinë dhe çdo vend fqinj. Ishte një veprim shumë i gabuar i qeverisë shqiptare dhe i asaj greke angazhimi në diskutimin e marrëvesdhjes së detit.

Pse?
Kur Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë hdhi poshtë marrëveshjen pala greke mendoi se atë e bëra unë. Por unë nuk e bëra dhe shpejt e kuptuan që ai ishte vendim tjetër dhe nuk kishte lidhje me Sali Berishën.

Më thanë ta negociojmë. Por jo u thashë nuk ka, e negociuam, dështoi, tani do shkojmë në gjykatë.

Kur shkohet në gjykatë? Këtu u treguan të papjekura dy qeveritë.

Në gjykatë shkohet kur dështon marrëveshja, dhe atyre që u dështoi marrëveshja ishin dy qeveritë pararendëse, qeveria shqiptare dhe qeveria e Karamanlis.

Pse unë nuk pranova?

Unë nuk pranova ta diskutonim marrëveshjen sepse kërkonte pazarin.  Por në një marrëveshje të dështuar pazari është  shumë i vështirë, i pamundur, secila palë kërkon të shkulë maksimanel dhe përsëri në fund do të gjindesh në një vorbull kritikash të pafundme. Ne jua lamë rrugën të çelur. Më kundërshtuan në fillim grekët dhe më pas ranë dakord. Ra dakord edhe qeveria që erdhi pas Karamanlis, e Samaras.

Greqia më shumë se Shqipëria ka deklaruar se njeh e do të njohë vendimet e gjykatës së detit. Shqipëria duhej të deklarojë se do të njohë vendimet e Gjykatës së Detit dhe çoje çështjen.

Kotzias i interesonte se atë që nuk e bënë paraardhësit ta deklaronte se po e bënte ai. Por po bënte shumë gabim.

 Këta që janë pa asnjë lloj palce dhe formimi, u ulën dhe arrijnë marrëveshjen. Por marrëveshja ishte një akt jashtëzakonisht i pamend i palës shqiptare. Pranonte që Greqia të kalonte në hapësira detare nga 6 në 12 milje, në një kohë kur Greqia me marrëveshjen që ka me Italinë është 6 milje. Shqipëria nuk e pengon dot Greqinë. Por Shqipëria nuk mund të bëhet shkak i kësaj me marrëveshjen që bën.

Greqia tani gjoja po i bëjnë lëshime në det Shqipërisë, në kompensim po marrin 12 milje, kjo do të thotë 1700- 2200 km potencialisht zonë ekonomike, etj, humbet Shqipëria.

Përveç kësaj një sherr shumë problematik i nxitur nga Shqipëria, sepse fare mirë pala tjetër ka një marrëveshje 12 me 6. Sepse po të llëshohet Greqia me 12 milje, Greqia jo Egjeun por gjysmën e Mesdheut e merr për vete, sepse ka 3 mijë ishuj. Dhe Greqia ka bërë këtë vetëpërkufizim. E drejta ndërkombëtare e njeh. Një herë ka qenë tre ka kaluar në 6.
Tani marrëveshja nuk ecën. Vetë po të lexosh arsyetimet që ka bërë Ditëziu i autorizuar nga Rama, kur shkohet në gjykatë. Të tre kushtet për të shkuar në gjykatë janë të plotësuara.

Plator Nesturi: Do të thotë që është e gabuar që po bëjnë marrëveshje.

Sali Berisha: Të dy palët e kanë shumë të gabuar. Ta conin në gjykatë. Shqipëria mund të merrte pak më shumë a pak më pak por nuk kishte sherr dhe Greqia nuk mund ta pengonte kurrsesi Shqipërinë në procesin e integrimit. Tani mund ta pengojë. Tani vendet europiane mund ta pengojnë Shqipërinë sepse ato kanë një parim: Përsakohë ke diskutime territoriale nuk ju pranojmë. 

 Ndërkohë që nëse çështja do të ishte në gjykatë vendet europiane do të thonin këto dy shtete demokratike pranojnë ligjin ndërkombëtar dhe janë zotuar të zbatojnë vendimin e gjykatës. Do ishte lehtësim i jashtëzakonshëm. Ne e lamë të gatshëm. Tani faktikisht marrëdhëniet janë të ngrira.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zodiaku dhe tradhtia: cilat janë shenjat më të pabesa?

  Tradhtia sipas zodiakut është e shkruar në yje.Tradhtitë shpesh kthehen në...
Read More