Berisha u shit te rusët



ngjelazNga Spartak Ngjela

Asambleja Parlamentare e NATO-s vjen në Tiranë pas gjashtë ditësh.

Kurse kllounët vijojnë lojën ne skenën shqiptare.

Ku është Saliu?

I izoluar.

Qëkurse iu dha rusëve materialet e planeve të NATO-s, nuk u lejua më në asnjë mbledhje sekrete të saj.

Por në Asamble është ftuar Basha. Sigurisht për t’i thënë diçka në lidhje me pseudokrizat që “pjell” Saliu nga shtyse e panikut të brendshëm që i spikat hapur.

Por, as Basha nuk lejohet “nga partia” që të shkojë, a thua se NATO është një organizatë bamirëse si ajo që ka ngritur me paratë e ministrisë së Kulturës familja Berisha (por që është arrestuar ministri Ksera).

Kurse Bashë ziu thotë se ka angazhim me Partitë Popullore Europiane.

Në fakt, Shqipëria ka kohë që është vendi i humorit të madh që vjen nga tragjizmi i madh.

Shembulli tipik është humori tragjik që u krijua nga shqiptarët për Pal Vatën, për të vënë në lojë Enver Hoxhën.

Hoxha mendoi të tallej me shqiptarët nëpërmjet një fshatari të pashkolluar, kurse shqiptarët e morën fshatarin dhe e përdorën për të tallur Enver Hoxhen.

Por, ke parë ti që njëra prej barsaletave të atëhershme vjen e ngjan me humorin aktual të alibisë Basha për Asamblenë e NATO-ss!

“Shoku Pal”, i tha sekretari i Hoxhës në telefon Pal Vatës, “shoku Enver ju fton nesër që, në ora 10.00, të merrni pjesë në mbledhjen e Byrosë Politike”.

“Mos!” i tha Pali, “më vjen shumë keq, nuk vij dot se jam thirrur në mbledhjen e Kryesisë së Kooperatives”.

Enver Hoxha iku nga skena përfundimisht si një klloun tragjik, por na ka lënë pas serish po kllounë tragjikë që luajnë me fatet e shqiptarëve krejt njëlloj. Me të njëjtën metodë antiperendimire.

Ja, ky është kontinuiteti i humorit tragjik shqiptar.

Basha do shkojë në mbledhjen e Partive Popullore Europiane, kur në Asamblenë Parlamentare të NATO-s merr pjese elita parlamentare e Partive Popullore (!).

Është frika nga Saliu që e detyron Bashën të bëhet qesharak si Pali, apo është vetë frika e Bashës për hallet e Saliut; apo mos ndoshta është frika e përbashkët që kanë të dy nga Reforma në Drejtësi?

Sigurish që, secila prej tyre, hyn në humorin tragjik shqiptar, të cilit duhet t’i vijë fundi, sepse këta klloune vërtet luajnë komedinë e tyre, por vuajtja është e shqiptarëve, sepse ata po e paguajnë këtë komedi të stërzgjatur me varfërinë e tyre të skajshme, me humbjen e shpresës dhe largimin nga atdheu i tyre.

Por komedisë i erdhi fundi.

Kllounët do të shkojnë kokëulur të votojnë Reformën Shqiptare që duhet t’i japë fund tragjizmit shqiptar.

Drejtësia shqiptare si në një vend të NATO-s, do të vijë në Shqipëri edhe nga forca e NATO-s.

NATO është esencialisht organizatë politike. Pse, si mendoni ju, që Amerika dhe Bashkimi Europian do t’ia lënë gazsjellësin TAP, që kalon në Shqipëri, korrupsionit shqiptar dhe jo mirëqenies dhe drejtësisë shiptare? Kurrë!

Sa e sa aktore kllounë të pështirë do të largohen nga sytë e shqiptarëve!

Prisni dhe pak: eliminimi ligjor i kllounëve aktualë do të jetë shfaqja më e këndshme për shqiptarët.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Debati: LSI-PD, aleancë në Kuvend për pajisjen e përgjimit

Deputetët demokratë kanë kërkuar që të raportojnë në komision Tahiri, Çako, Llalla...
Read More