Berisha vazhdon të japë sinjale: Ka të tjera afera seksuale



shukriuDeputeti demokrat, Sali Berisha e nisi mëngjesin e sotëm duke publikuar një tjetër meme, ndërsa mban të gjallë çështjen e Shukri Xhelilit.

Në pikturën e postuar nga Berisha shihet një zyrë pune e Rilindjes, ndërkohë që tavolina e punës është kthyer në krevat.

Por një komentuese i ka tërhequr vëmendjen Berishës.

“U bë legjendë Shukriu doktor. Mendoj se boll vëmendje i kushtuat. Të pacipëve iu rritet reputacioni sa më shumë t’i përmendësh,” shkruan Klodiana Hilaj.

Por nuk ka munguar reagimi i Berishës.

“Mirëmëngjes Klodiana. Tabloja është më shumë logo e punësimit të Partisë Siçiliste se sa një person i veçantë. Kështu që në atë karrige mund të vendosësh fare lehtë disa ministra të aleancës së qelbësirave, zyrtarë të tjerë të lartë të saj. Unë në parlament i thashë deputetit soçilist të Dibrës se Shukriu është lule me këta që janë të ulur pas meje, ishte fjala për disa ministra që shkelin çdo kod etik e moral në punësime”, shkruan Berisha.

Prej disa ditësh, Berisha shkruan se ka një tjetër aferë seksuale akoma më tronditëse.

Ai ka aluduar se ajo ka lidhje me ambientet e Ministrisë së Brendshme.

“Parmbreme, ne zyren e Saje qorrit, konkretisht ne anen e pasme te grireses se letrave gjendet nje goxha çimke! Kjo e ka tmerruar Saje qorrin, i cili ka dyshim kryesor: 1- zevendesministrin e LSI dhe 2-njerin nga asistentet e tij.

Por njerezit afer tij flasin edhe per dy burime te tjera me te mundshme, njeri i huaj kurse burimi tjeter eshte intim!” shkruan Berisha.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Equus e ‘73: Një klasik britanik flet për krimin në Tiranë

Një nga emrat e njohur të skenës së pavarur të teatrit ballkanik,...
Read More