Berlusconi: Deneuve tha fjalë të bekuara, mua më ‘gjuajnë’ femrat

 

Në SHBA e Britani, por edhe në shumë vende të tjera ka nisur një valë denoncimesh të grave ndaj burrave.

Lëvizja e denoncimeve për ngacmime seksuale ka gjetur një përgjigje interesante.

Aktorja franceze, Catherine Deneuve, së bashku me 100 femra intelektuale franceze, kanë nënshkruar një letër duke kërkuar që kjo fushatë të mos i kalojë caqet, duke u kthyer në urrejtje ndaj meshkujve.

Në letër thuhet se burrat kanë të drejtë dhe duhet të jenë të lirë të ‘gjuajnë’ femrat.

Berlusconi thotë se komentet e aktores franceze janë ‘fjalë të bekuara’.

“Është natyrale që femrat të gëzohen që meshkujt po i gjuajnë. Nuk kam shumë eksperiencë me këtë, për shkak se mua janë gjithmonë femrat që tentojnë të më joshin” tha 81-vjeçari.

Berlusconi shpreson që të bëjë një rikthim të fuqishëm në politikën italiane.

 
 
 
SHPËRNDAJE 

 
Facebook

 

 
Twitter

 

 

 

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Haruki Marukami, përditshmëria e së shkuarës

Nuk ke pse të kthesh kokën pas- ajo që ke ëndërruar në...
Read More