Bërnabiç: Kosova nuk është Serbi, por pavarësinë nuk ja njohim

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka sqaruar se si duhet të jetë zgjidhja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka dhënë një qëndrim të saj, për atë se si duhet të jetë kompromisi ndërmjet dy vendeve.

“Kompromisi nënkupton se ne duhet të heqim mendimet tona se Kosova është Serbi, ose se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”- ka thënë kryeministrja serbe, njoftojnë mediat serbe.

Sipas saj, këto janë dy pozicionet më të ulëta ku duhet të fillojë diskutimi për kompromis. Bërnabiç edhe një herë theksoi qëndrimin e saj se Serbia kurrë nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Unë personalisht mendoj se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse kjo është e pamundur”,- tha Bërnabic.

Ajo shprehet se një konflikt i ngrirë nuk do të ishte në interesin e Serbisë, dhe sipas saj duhet të punohet për një zgjidhje mes dy shteteve.

Bërnabic është shprehur edhe një herë angazhimin e Serbisë për paraqitjen e sulmeve siç i cilësoi ajo, të serbëve në Kosovë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dy vjetori i dashurisë… Klea dhe Elgiti festojnë sëbashku…

Tashmë është bërë publike prej kohësh, Klea Huta dhe Elgit Doda bënë...
Read More