Besa Kokëdhima me urimin më emocionues për ditëlindjen e babit…

 
 
   

Koço Kokëdhima festoi ditëlindjen dhe urimin më emocionues e mori nga Besa…

Botuesi i njohur dhe njëkohësisht edhe ish deputeti i parlamentit shqiptar, Koço Kokëdhima festoi ditëlindjen.

Dhe siç ndodh në raste të tilla, në adresë të tij kanë mbërritur urime të shumta nga të afërm, miq e bashkëpunëtorë.

Por duket se urimin më të ndjerë dhe më emocionues ia ka bërë e bija e famshme, këngëtarja Besa Kokëdhima.

“Gëzuar babush i dashur! Edhe 1000 vite të lumtura! Faleminderit që ke qënë gjithmonë atje për ne!

Të dua shumë përgjithmonë! ???? Koço Kokëdhima”, shkruan Besa në urimin e saj, të cilin e ka shoqëruar me një fotografi të shumë viteve më parë, ku Koço duket shumë i ri nën shoqërinë e tri vajzave, kur ishin ende fëmijë.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Sa vlen Tahiri sipas kursit të këmbimit politik të ditës?

  Nga Klementin Mile* - A do e lëshojë Rama Tahirin? A po...
Read More