Besari feston 18-vjetorin, Kryemadhi: Lufto që bukuria jote shpirtërore të jetë dominante te ty

Djali i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, Besari feton sot 18-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të shënuar për Besarin nuk ka munguar urimi i Kryemadhit.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo shprehet se pavarësisht se kjo është dita kur djali i saj fiton pavarësinë dhe quhet i rritur, edhe kur ai të bëhet gjysh gjithmonë do ta ndjekë nga qielli me merakun e nënës.

Kryemadhi i drejton edhe mesazhe ku i kërkon që të luftojë që bukuria e tij shpirtërore të jetë dominante tek ai.

Urimi i plotë:

Urime Besar, sot fitove pavarësinë, do jesh i lumtur sepse tashmë je 18 vjec!

Por si dita jote e parë ku sipas ligjit quhesh i rritur po të them se për mua edhe kur të jesh gjysh, nga qielli lart do të të ndjek me syrin dhe merakun e nënës. Ti u bëre burrë tashmë, por burrëria nuk matet as me forcë, as me para, por me dije dhe dashurinë që do iu falësh njerëzve.

Prandaj “i bukri i dheut”, si të thotë nëna, lufto që bukuria jote shpirtërore të jetë dominante te ty. Lufto për të bërë mirë në këtë botë sepse Zoti kurrë nuk do të harrojë. Qofsh i lumtur dhe mos ndalo ec , vrapo, fluturo sepse këto vite nuk kthehen pas.

Shkruar Nga
More from Revista User

Fansat homazhe para shtëpisë së George Michael

Ka ndërruar jetë në moshën 53–vjeçare legjenda e muzikës botërore, George Michael....
Read More