Besimtarët bektashinj kremtojnë ditën e Sulltan Novruzit, ja çfarë personifikon kjo festë

nevruz

Mëngjesi i sotëm solli një atmosferë ndryshe në rrugët e kryeqytetit. Urimi, paqja dhe harmonia janë ato të cilat karakterizojnë festat fetare. E ndërkohë, besimtarët bektashinj në Shqipëri po festojnë sot ditën e Sulltan Novruzit. Në kryegjyshatën botërore të bektashinjve kanë nisur festimet. I pranishëm në ceremoni është dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Në këtë ditë kremtohet ditëlindja e imam Aliut dhe ndryshe njihet nga besimtarët bektashinj si dita e rilindjes së madhe.

Çfarë personifikon kjo festë?

Dita e Sulltan Novruzit është një ditë e re, dita ku të gjitha qeniet e gjalla i falen Zotit dhe njerëzve iu shtohet dashura për Zotin, për paqen dhe për mirësinë.

Dita e Sulltan Novruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane. Sipas traditës, besimtarët e nisin ditën me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie dhe paqe.

Në ditën e Sulltan Novruzit gatimet karakteristike janë byreku me lekë, i cili ndahet në aq pjesë sa anëtarë ka familja.

Sipas riteve, Zonja e shtëpisë përpara se të nisë zgjedhjen e pjesëve, lutet për fatet e pjesëtarëve të familjes dhe më pas, secili zgjedh pjesën e vet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Netanyahu i përkushtuar për ta mbrojtur Izraelin kundër Iranit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se vendi i tij dëshiron paqe,...
Read More