Beteja për Teatrin Kombëtar dhe ironia e Alfred Trebickës: Qurrashët po na japin mend…

Aktori Alfred Trebicka, ka dalë hapur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Trebicka shprehet se, Teatri duhet të ruajë identitetin e tij: “Ne do të rezistojmë. Jemi të vendosur që godina të ruajë identitetin e saj, të ruajë kujtesën e saj. Rrijnë, rrijnë dhe i gjejnë nga një etiketim si ‘dopo lavoro’, e vjetër”.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në “Ora News”, me ironi ai zbuloi arsyen përse kërkohet prishja e Teatrit: “Nuk është problemi tek arkitektura por tek territori. Është zbuluar se ku është pishina poshtë ka ‘florinj’ të fshehur, sepse floriri është tek kulla dhe pastaj kur ngrihen kullat dalin florinjtë”.

Trebicka nënvizoi se do ishte turp i madh për aktorët nëse do shembej teatri.

“Pjesa më e madhe e komunitetit teatror është për ta mbrojtur atë teatër, për ta ruajtur sepsa do ta arrijmë nuk mund ta përcaktoj unë”,- tha Alfred Trebicka

“Shpresoj që të mos shembet. Pavarësisht se është krijuar opinioni apo është vizatuar klima se kjo punë do kalojë. Unë prap kam shpresë që nuk do të shkohet deri në atë hap sepse do të ishte turp shumë i madh, jo vetëm për ata që do ta bëjnë, ndërmarrin këtë hap ligjor por të paligjshëm.

Këta thonë se është me ligj, me amendament, me VKM por ligjet i bëjnë njerëzit. Fshihen mbrapa ligjeve. Ligjet kanë vlerën e vet po mënyra sesi i bëjnë ligjet po i shikojmë. Do të ishte turp për ata por edhe për ne që e ndjerë prej vitesh këtë sepse është një histori e vjetër, që në vitet ’98.

Qoftë edhe se kemi ndenjur në heshtje gjatë gjithë këtyre viteve, por gjithmonë kemi ndenjur në heshtje me sensin që nuk do të shkojë mendja njeriu se do ta bëjnë këtë gjë. Se kisha menduar kurrë se ai paska fjetur 20 vite vetëm me këtë mendje dhe të vinte kjo ditë”.

Aktori tha se, është punuar shumë kohë për degradimin e Teatrit Kombëtar: “Dhe është punuar për këtë. Është punuar me kohë për degradimin e godinës, instituticionit, të vlerave të këtyre 5 viteve, se nuk mund të degradojnë vlerat që ka teatri që nga themelimi i tij. Atë nuk e bëjnë dot dhe bëjën këtë tjetrën, degradojnë këtë që është tani në të gjitha kuptimet aq sa dhe ne që jemi në krahun më të fortë për ta mbrojtur, në momente të caktura themi me vete: Mos kanë të drejtë sepse kjo ka mbaruar. Në këtë sens kjo nuk na falet neve. Që në këtë periudhë e kemi nenvlerësuar sepse kurrë se kemi menduar se do ndodhte”.

Trebicka shtoi: “Shpallën kombinatin tekstil Stalin. Është monument kulture i nivelit të dytë. Po të njëjtin status kemi kërkuar për Teatrin Kombëtar. Kur rilind ka shumë paradokse, janë fenomene të rilindjes këto”.

Alfred Trebicka: 

“Pro shembjes së godinës vetëm 1 aktor ka dalë hapur: Unë jam pro shembjes. Kjo pjesa tjetër që janë për teatër të ri, edhe Fred Trebicka është për teatër të ri. Mos të na tregojnë çudira këta që kanë punuar nëpër gjithë teatrot e Evropës dhe erdhën tani që ti tregojnë Tiranës apo Shqipërisë sesi bëhet teatri. 

Na tregojnë çudira këta sesi një teatër i ri do të ishte dinjitet, nuk e dimë ne këtë, që ky teatër i ri me të gjitha kushtet komode, bashkëkohore është në të mirën e teatrit. Dhe ne nuk e dinim këtë, shyqyr që erdhën këta qurrashët dhe na e treguan. Për teatër të ri janë të gjithë aktorët, i gjithë komuniteti teatror. 

Por problemi këtu është se po luhet, po manipulohet me preferenca apo me qëndrime, ti je për këtë, ai është për atë. Është diskutuar vazhdimisht gjatë këtyre ditëve se komuniteti i artistëve është i përçarë, është i ndarë. Në komunitetin e artistëve në mënyrë shumë të arsyeshme ka diversitet. Dhe marrëdhëniet që janë brenda aktorëve po përpiqen ti manipulojnë sepse është pjesë e së tërës. 

Siç është degraduar ndërtesa, degradohet komuniteti e pastaj vijmë tek individi, siç ishte rasti i fundit me zotin drejtor që po përpiqet të denigrojë disa figura që janë të pa denigrueshme. Kjo është pjesë e strategjisë afatgjatë për të ardhur deri në këtë pikë. Një nga gjërat pozitive të takimit me Erion Veliajn është se pjesa më e madhe e atyre që ishin aty thanë mendimin e tyre.”

Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Kryeprokurori’, reagon SHBA: Mbështesim OPDAT, zbatoni ligjin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagoi në lidhje me çështjen...
Read More