Betimi i Metës, emocioni i familjes dhe ‘përballja’ me Monikën

Rreth orës 18:15, presidenti i ri Ilir Meta ka bërë betimin e tij si kreu i ri i shtetit.

Ai ka marrë detyrën e tij të re 5 –vjeçare duke zëvendësuar Bujar Nishanin.

Ilir Meta është presidenti i 10-të në historinë e Shqipërisë.

1

Picture 1 of 19

Pas betimit, Meta i’u drejtua deputetvëve me një fjalim.

“Kushtetushmëria, asnjanësia dhe respektimi i shtetit të së drejtës do jenë referimi im. Do i shërbej frymës së konsensusit, dialogut e bashkëpunimit institucional dhe jetësimit të reformave demokratike”, deklaroi Meta.

“Dua t’ju siguroj se në ushtrimin e kësaj përgjegjësie kaq të lartë që Kuvendi i Shqipërisë më ka besuar, do të udhëhiqem vetëm nga dashuria e pakufishme për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët, duke lënë pas bashkë me 25 vitet e mia në këtë Kuvend çdo debat apo përkatësi politike që kam patur, për t’iu përgjigjur lartësisë së re të detyrës së Presidentit të Republikës”.

“Më 28 prill vendosa të kandidoj për President më shumë me mendje sesa me zemër, sepse opozita nuk ishte këtu. Por sot dua t’ju siguroj se betimin e kam bërë plotësisht me zemër dhe bindje të plotë se zgjedhja që bëra në atë moment dha kontributin e saj modest edhe për të evituar një krizë që vendi dhe e ardhmja e tij europiane nuk e meritonin”.

“Një vit më parë në këtë Kuvend, miratuam me konsensus të plotë ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi, e cila është vendimtare për të ardhmen tonë europiane. Sot angazhohem edhe si President për të mbështetur zbatimin e drejtë dhe transparent të kësaj reforme në interes të zbatimit të shtetit të së drejtës, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përmirësismit të klimës së biznesit, aq e domosdoshme për të rritur ekonominë tonë më tej dhe sidomos për të krijuar vende pune për të mirëpaguar të rinjtë tanë”.

“Reformat e qëndrueshme me rëndësi kombëtare në funksion të forcimit të institucioneve dhe konsolidimit të pavarësisë së tyre nuk mund të jenë produkt i vetëm një mazhorance, por i një sipërmarrje kolektive kombëtare, ku roli i opozitës është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm”.

“Papunësia, varfëria dhe emigracioni shqetësues i të rinjve janë akoma armiqtë tanë të përbashkët të vërtetë. Këto janë sfidat e përbashkëta që duhen fituar në emër të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim dhe sidomos ne emër të rinisë dhe të ardhmes së vendit”.

Pas fjalës ne Parlament, Meta ka lëvizur drejt presidencës, ndërsa ka takuar një pjesë të mirë të deputetëve të pranishëm.

Në ceremoninë e betimit në parlament ishin të pranishëm edhe ambasadorët kryesorë në Tiranë, zyrtarë të lartë të shtetit si dhe drejtues të komuniteteve fetare.

Basha dhe Berisha nuk qëndruan në kokteil por vetëm për fjalimin e Metës.

Në këtë aktivitet, kreu i qeverisë Edi Rama ishte i veshur me atlete. Kjo solli edhe një ‘flirt’ mes Berishës dhe Ramës duke krijuar batuta mes tyre.

Shumë personalitete përshëndetet Metës për mandatin e tij në Presidencë.

Një puthje miqësore ishte ajo mes Arta Dades dhe Ilir Metës, mbase një përshëndetje pasi Dade nuk do të jetë më pjesë e politikë, të paktën në Kuvend.

Ilir Meta u zgjodh në postin e presidentit me 87 vota pro më 28 prill.

Shkruar Nga
More from Revista User

Çifti shqiptar kapet me 600 mijë paund kokainë, 4.5 kg u gjet tek parmaku

Dy anëtarët shqiptarë të grupit të krimit të organizuar u burgosën pas...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *