Betsy DeVos zgjidhet sekretare e departamentit të arsimit në SHBA



betsy-devos

Betsy DeVos është votuar nga Senati si sekretare e departamentit të arsimit në SHBA. Ajo kishte 51 vota në favor dhe 50 kundër, megjithëse demokratët e kanë quajtur si të pakualifikuar dhe të paditur ndaj metodave bazike të edukimit dhe mësimdhënies.

Votimi erdhi pasi demokratët organizuan një protestë 24-orëshe në Senat, duke kërkuar mbështetjen e vetëm një republikani për të thyer votën në favor të tyre.

Disa ditë para emërimit të saj, dy senatore republikanë, Susan Collins nga Maine dhe Lisa Murkowski e Alaskës, ishin kundër emërimit të saj dhe ajo që duhej ishte vetëm një kundërshtar i tretë republikan.

Zv/presidenti Mike Pence u ngjit në Senat të martën në mëngjes për të hedhur votën e tij për DeVos, për të siguruar një barazim.

Kjo ishte hera e parë në historinë amerikane që nevojitej vota e një zëvendës presidenti për të thyer një barazim.

Informacionet nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve tregojnë se më shumë se 20 republikanë kanë votuar për të.

Në rolin e saj të ri, ajo do jetë përgjegjëse se cilit ligj federal të arsimit duhet t’i përmbahen shkollat përkatëse të çdo shteti.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

15 mijë dollarë për një postim në Insta, kjo është e veçanta e 23- vjeçares që po bën miliona

Danielle Bernstein është një 23- vjeçare, e cila me anë të një...
Read More