Bie në Liqenin e Pogradecit, policia arrin të shpëtojë 50-vjeçarin

polici

Një 50 – vjeçar është shpëtuar nga mbytja në ujrat e liqenit të Pogradecit falë ndërhyrjes së policisë.

Blutë morën njoftimin në orën 07:55 për një shtetas me varkë që kërkonte ndihmë në brendësi të liqenit. Brenda pak minutash ka shkuar mjeti lundrues i SPKM Pogradec dhe ka mundur të nxjerrë 50 vjeçarin Y.B thuajse pa ndjenja.

Nuk dihet shumë detaje mbi ngjarjen por burimet thonë se 50 vjeçari ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në ujrat e ftohta të liqenit të Pogradecit.

“Policia Kufitare e ka nxjerrë 50 vjeçarin Y.B. nga uji thuajse pa ndjenja dhe e transportoi me anbulance ne spitalin e Pogradecit, ku ju dha ndihma mjekesore dhe është jashtë rrezikut për jetën.”

Shkruar Nga
More from Revista User

Meghan e ka të ndaluar të veshë fustanin e bardhë në dasmën e saj

Meghan Markle së shpejti do të bëhet nuse, por nuk do mund...
Read More