Bie për 40% numri i migrantëve meksikanë në SHBA


sekretari-per-siguri-kombetare-i-shba-se-john-kelly

Numri i migrantëve të paligjshëm që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Meksika, ka rënë për 40 përqind, nga janari në shkurt, tha Qeveria amerikane.

Sekretari për Siguri Kombëtare, John Kelly, tha se “ndryshimi i trendit” është rezultat i politikave të ashpra të presidentit Donald Trump.

Trump ka nënshkruar një udhër ekzekutiv për “një barrierë të pakalueshme fizike” në kufirin SHBA-Meksikë dhe ka dhënë udhëzime për dëbime.

Masat janë dënuar nga Meksika, e cila i ka cilësuar si “armiqësore” dhe “të papranueshme”.

Rreth 11 milionë imigrantë pa dokumente jetojnë në SHBA, shumë prej tyre nga Meksika.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ku do ta kalojë natën e Vitit të Ri Albana Osmani

Nata e ndërrimit të viteve është patjetër një prej momenteve më të...
Read More