Bie qeveria, prishet koalicioni, edhe Kosova zgjedhje më 18 qershor

kosova

Partia Demokratike e Kosovës i dha fund koalicionit qeveritar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas 3 vitesh bashkëqeverisjeje. Me 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi votoi mocionin e mosbesimit për Qeverinë “Mustafa”, prodhim i një krize paszgjedhore të vitit 2014. Pas rrëzimit pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat edhe në Kosovë mund të mbahen më 18 qershor.

Marrëveshja e vitit 2014, që parashikonte Mustafën kryeministër dhe Thaçin president, ishte arritur në fund të 6 muajve bllokimi institucional, pasi si kryetar i LDK-së ai kishte bashkuar votat me dy partitë e tjera në opozië për të penguar mandatimin e Thaçit sërish kryeministër. 

Në këmbim mori postin e kryetarit të Kuvendit, zgjedhje që u konsiderua më pas antikushtetuese. Kriza u zgjidh në fundvitin e 2014-s me ndërhyrjen e ndërkombëtareve.

Që nga ajo kohë, LDK dhe PDK, për herë të dytë në Kosovën e pasluftës qeverisën së bashku, normalisht deri në vitin 2016, kur Thaçi u zgjodh president. Me ardhjen e Kadri Veselit në krye të PDK-së, situata ndryshoi.

Gjithnjë e më shumë u përvijua rruga drejt zgjedhjeve të parakohshme, jo vetëm se kreu i ri i ish-partisë së Thaçit prej disa muajsh ka nisur një turne nëpër Kosovë, por edhe me krizat e prodhuara nga shënimi i vijës së kufirit me Malin e Zi dhe shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 5 korrik

Dashi Do e përballoni këtë ditë me shumë qetësi, sidomos nëse në...
Read More