Bihteri dhe Mehmeti sjellin risi për fansat e tyre

d80281cd16b1a2921aa464500c7ad9d8

Dikur luante “Fatmagyli” e më pas Bihterin te telenoveloa “Dashuri e ndaluar”, e cila gozhdoi për muaj të tërë para ekranit shqiptarët. Ajo, aktore shumë e dashur edhe për ne, para disa muajve arriti të fitojë çmimin më të rëndësishëm të karrierës së saj, shkruan gazeta “Blic”.

32- vjeçarja është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë e vitit”, për interpretimin e saj në serialin “Muhtesem Yüzyil”. Ndërsa aktori Kivanç Tatlitug ka ripërsëritur edhe një herë faktin se është shqiptar nga Prishtina.

Gjatë një interviste për “ÇN turk”, aktori Kivanç Tatlitug, i njohur nga të gjithë si “Brad Pitt” i Turqisë, theksoi se origjina e tij ishte nga Kosova. Edhe më herët aktori, i cili nga shqiptarët njihet në shumë role filmash që ka luajtur, ndër më të njohur “Dashuri e ndaluar” apo edhe “Gymysh”, e ka pranuar se nuk është nga Turqia.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Çelës i qytetit” të Tiranës edhe për Emeli Sanden

Emeli Sande, britanikja me famë botërore që ndezi Tiranën në Natën e...
Read More