Bilanci i përmbytjeve, EC: Mbi 3000 banesa dhe rreth 8000 ha nën ujë

Shqipëria ka katër ditë që është nën ”mbretërinë e ujit”. Përmbytjet nga rreshjet e denduara të shiut, kanë shkaktuar dëme kolosale. Emengjencat Civile, kanë dalë në një raport ku bëhen me dije dëmet kolosale nga këto përmbytje.

Rreth 600 familje janë evakuuar nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve. Sipas Emergjencave civile janë shpëtuar 1,552 qytetarë. Sa i përket rrezikut në vazhdim, ekspertët thonë se është i ulët. Reshjet e shiut janë pakësuar dhe vendin e tyre a kanë zënë dëbora në zonat malore.

Në përgjithësi moti në vendin tonë ka ardhur drejt përmirësimit. Rreziku kryesor nga lumi Vjosë në Vlorë dhe Fier është në ulje, nga zvogëlimi i prurjeve dhe tërheqja e ujërave.

Gjenden të përmbytura 10,217 ha tokë, kryesisht në Fier dhe Vlorë, si dhe 5,781 ha me prani uji. Banesa të përshkuara nga uji dhe të përmbytura janë 3,337 në mbarë vendin.

Rrugët janë të hapura, me përjashtim të disa rrugëve dytësore e rurale, ku po vijon puna për normalizimin e trafikut. Gjithsesi, përmbytjet kanë shkaktuar dëme permanente në infrastrukturë, si prishjen apo dëmtimin e 28 urave dhe shumë pjesë aksesh rrugore.

Shkruar Nga
More from Revista User

EUROPOL në kërkim të sulmuesve të 99 shteteve

Sulmi kibernetik që goditi organizata në mbarë botën ka qenë në një...
Read More