Bilanci tragjik/ Brenda 8 muajsh, 30 fëmijë të vdekur në rrugët e vendit

Policia rrugore ka dhënë informacion për operacionin e ndërmarrë në kuadër të parametrave për rritjen e sigurisë. Gjatë periudhës 1 Janar 2016 deri në 31 gusht 2017 kanë ndodhur 366 aksidente me përfshirjen e fëmijëve të moshës 0 vjeç deri 15 vjeç, ndërsa 30 prej tyre kanë humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria e Policisë Rrugore
Plan – Operacioni
“TISPOL – SHTATOR 2017”
Java: 11.09.2017 – 16.09.2017;
Për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe ushtrimin e kontrolleve në respektimin e legjislacionit rrugor të drejtuesve të mjeteve, në drejtim të përdorimit të rripave të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për fëmijët që transportohen në mjete.
Në koordinim me shërbimet e Policive Rrugore të vendeve të BE-së në kuadër të “Operacioneve Tispol”, të rekomanduara nëpërmjet Misionit “PAMECA V në Tiranë”.
Oraret e kontrolleve të përqëndruara: 09:00-11:00 dhe 17:00-20:00;
Shtrirja e kontrolleve: Gjithë akset rrugore dhe zonat urbane;
Mjete të kontrolluara: 18,230 gjithsej;
Drejtues të ndëshkuar për mosvendosje rripi sigurimi: 2170;
Leje drejtimi të pezulluara për transport të parregullt fëmijësh: 36;
Synimi i kontrollit “TISPOL-SHTATOR 2017”:
1. Ndërgjegjësimi dhe edukimi i drejtuesve të mjeteve për të rritur shkallën e përdorimit të rripit të sigurimit dhe të sediljeve të posaçme për transportin e fëmijëve .
2. Bashkimi dhe “përqafimi i rekomandimit dhe aksionit të përbashkët” të grupimit të Policive Rrugore të vendeve të Bashkimit Europian në javën e fushatës së ndërgjegjësimit të zbatimit të rripave të sigurimit nga drejtuesit e mjeteve, aksion dhe kontroll që kryhet njëkohësisht në një javë nga të gjithë Policitë Rrugore të mësipërme;
3. Transporti i sigurt i fëmijëve është një nga prioritetet në të gjithë vendet e BE-së dhe një nga prioritetet edhe të Policisë Rrugore në Shqipëri;
4. Komunikimi dhe këshillimi + edukimi gjatë javës me një numër të madh drejtuesish mjetesh dhe prindër që transportojnë fëmijë nga banesat në drejtim të shkollave të çdo niveli dhe anasjelltas;
5. Gjatë periudhës 1 Janar 2016 deri në 31.08.2017 kanë ndodhur 366 aksidente me përfshirjen e fëmijëve të moshës 0 vjeç deri 15 vjeç dhe pasojat janë:
• 30 fëmijë të vdekur;
• 64 të plagosur rëndë;
• 272 të plagosur lehtë;
“Drejtues mjeti, prindër: vendosja e rripit të sigurimit shpëton jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj…
NUK KA ME TË SHTRENJTË SE JETA E FËMIJËVE !
Duke vendosur rripin e sigurimit ju jeni bërë aleat me Policinë Rrugore.

Shkruar Nga
More from Revista User

Atentat me armë ndaj nipit të ish-ministrit socialist…

Një i ri i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.