Binjakët Clooney pritet të lindin para kohe

Binjakët Clooney mund të lindin më herët se që është menduar.

Një burim ka thënë për ET se bashkëshortja e George Clooney, Amal pritet të lindë këtyre ditëve, edhepse ishte paraparë që ajo të lindte në javën e parë në qershor.

George Clooney dhe Amal 1

Picture 1 of 2

“Amal pritet të lindë më herët se që ishte paraparë”, ka thënë ky burim duke shtuar poashtu se çifti janë duke qëndruar në rezidencën e tyre në Sonning të Anglisë.

Të dy duket se kanë shfrytëzuar këtë kohë për tu paraqitur sa më pak në publik. Ishte Clooney ai që ishte parë më 26 prill në një paraqitje në tepihun e kuq në Londër derisa Amal është parë për herë të fundit në premierën e filmit “The Promise” më 6 prill.

Derisa as njëri nga çifti Clooney nuk e kanë bërë publike gjininë e fëmijëve të tyre që akoma nuk kanë lindur, ishte mikja e aktorit, Cindy Crawford ajo që në një mënyrë e bëri publike se çifti po presin një djalë dhe një vajzë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ditëlindje princeshash, brenda festës së dy vjetorit të Ameli

Ky 2 vjetor do të jetë i pahharruar për vogëlushen e Alban...
Read More