Birra ju bën më të lumtur dhe më të shoqërueshëm

couple

Pini një gotë të birrës suaj të preferuar dhe ngrini dolli për studiuesit zviceranë të cilët ofrojnë dëshmi shkencore për atë që ju me siguri keni dyshuar dhe sigurisht keni shpresuar, transmeton koha.net.

Pirja e birrës vërtet ju bën më miqësor, më të lumtur, më të shfrenuar – ndoshta edhe më seksipil, raportojnë ata.

Por kjo nuk është e gjitha.

“Kemi zbuluar se pirja e një gote birrë i ndihmon njerëzit të shohin fytyra të lumtura më shpejt dhe e rrit shqetësimin për situata pozitive emocionale”, tha hulumtuesi kryesor Matthias Liechti, kreu i hulumtimit psikofarmakologjik në Spitalin Universitar në Bazel të Zvicrës.

Me fjalë të tjera, pirja e birrës mund t’ju bëjë më social dhe më të ndjeshëm.

Hulumtuesit erdhën në këto përfundime jo aq të kthjellëta pasi që i studiuan 30 meshkuj dhe 30 femra. Gjysma ishin caktuar në mënyrë rastësore që të pinin birrë të mjaftueshme për ta rritur nivelin e tyre të alkoolit në gjak në rreth 0.4 gram për litër. (Sasia ishte proporcionale me madhësinë e tyre trupore.) Të tjerët kishin pirë birrë pa alkool.

Para dhe pas, të dy grupet kryen detyra të ndryshme, duke përfshirë edhe njohjen e fytyrës, si dhe testet e ndjeshmërisë së tyre dhe të ndjeshmërisë seksuale. Të dy grupet pastaj i ndërruan rolet dhe i përsëritën testet.

Rezultati: Studiuesit zbuluan se njerëzit ishin më të etur të bisedonin, pas një ose dy pijeve. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për femrat dhe vullnetarët të cilët ishin më të frenuar nga pikëpamja sociale.

Pirja gjithashtu e bëri më të lehtë për disa njerëz, veçanërisht për femrat, që të shikojnë imazhe seksuale. Por kjo nuk i eksitoi ata më shumë, konstatoi studimi, transmeton koha.net.

Gjetjet janë publikuar më 19 shtator në revistën Psychopharmacology. Ato gjithashtu do të prezantohen të hënën në takimin vjetor të Kolegjit Evropian të Neuropsikofarmakologjisë (ECNP) në Vjenë, Austri.

“Ky është një studim interesant i cili e konfirmon urtësinë konvencionale se alkooli është një lubrifikant social dhe se përdorimi i moderuar i alkoolit i bën njerëzit më të lumtur, më social dhe më pak të frenuar kur është fjala për angazhimin seksual”, tha dr. Wim van den Brink, ish-kreu i ECNP Scientific Program Committee.

Edhe pse ai nuk ishte i përfshirë në studim, Van den Brink i ofroi disa teori për dallimet në mes të meshkujve dhe femrave. Ato mund të rrjedhin nga ndryshimet në nivelet e alkoolit në gjak pas së njëjtës sasi të birrës; dallimet në tolerancë për shkak të përdorimit të mëparshëm të alkoolit; ose faktorët sociokulturorë, tha ai.

“Gjithashtu duhet kuptuar se efektet e ndryshme të alkoolit mund të shihen në bazë të asaj nëse alkooli në gjakun tuaj është në rritje apo në rënie, dhe natyrisht sa alkool keni konsumuar”, tha ai në një deklaratë për shtyp të ECNP.

Por, para se të filloni të pini, Van den Brink theksoi se emocionet e njerëzve mund të mos e reflektojnë sjelljen e tyre aktuale derisa ata janë nën ndikimin e alkoolit. Siç vuri në dukje Shakespeare në Macbeth “e provokon dëshirën, por e largon performancën”.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Moonlight” rrëmben çmimin “Oscar” si filmi më i mirë

Filmi “Moonlight” ka triumfuar në edicionin e 89 të “The Academy Awards”,...
Read More