Biseda më e vështirë me fëmijën: Si të identifikohen shqetësimet seksuale

Si t’i shpjegohet fëmijës që trupi i tij i takon vetëm atij dhe që duhet të kërkojë këshillë nga personi i rritur çdo herë kur dikush e ngacmon deri në atë masë që të ndihet i pikëlluar dhe i frikësuar?

Pedofilia është çrregullim psikoseksual kur personi i rritur ka fantazi seksuale mbi marrëdhënien intime me fëmijët adoleshentë, apo krijon lidhje seksuale me fëmijët paraadoleshentë apo me fëmijët të gjinisë së njëjtë apo të kundërt.

Fjala është për sëmundjen mendore dhe nuk është vepër penale derisa të mos kalojë nga fantazia – në vepër.

Atyre u pëlqen që t’i prekin fëmijët, pastaj t’ua mësojnë zhargonin e ndyrë të shprehjeve, i ledhatojnë, iu blejnë gjëra të vogla të kënaqësisë fëmijërore; lodra, sheqerka etj. Nëse personi pedofil manifeston edhe agresion, që quhet sadizëm-kënaqje duke munduar ose mbytur viktimën, atëherë personi ka çrregullim organik të personalitetit.

Nuk është kurrë herët t’i mësosh fëmijës të jetë i kujdesshëm, pa e trembur dhe pa e ngarkuar emocionalisht. Si të jetë vigjilent ndaj të panjohurve?

Fillo me faktin që ai duhet të mësojë të thotë mendimin e tij, pa e patur si synim t’a mbrojë atë. Shumë fëmijë janë më të ndjeshëm se të tjerët.

Për këtë kategori fëmijësh është më e vështirë të flasin edhe të mbrojnë të drejtat e tyre ndaj një të rrituri. Ata janë të ndrojtur, të mbyllur në vetvete dhe të pasigurt.

Përgatite fëmijën të mbrohet ndaj abuzimeve seksuale duke i mësuar se trupi i tij i përket vetëm atij. Mos hezito t’i thuash prerë dhe qartë:

“Trupi yt të përket ty dhe askush nuk ka të drejtë t’a prekë”.

Respekti ndaj trupit fillon që në shtëpi. Respektoje intimitetin e tij dhe vendos limite të qarta mes anëtarëve të familjes. Fillo me argumentet bazë si:

* Jo të gjithë të rriturit janë të sjellshëm dhe jo gjithmonë të mëdhenjtë kanë të drejtë.
* Nuk duhet të dëgjojë dhe të ndjekë asnjëherë një të panjohur në rrugë.
* Një i rritur nuk duhet t’i kërkojë kurrë të mbajë një sekret.
* Në rast rreziku duhet të thërrasë, ose të kërkojë ndihmë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Veliaj mbledh administratorët: Çdo pallat nga 5 pemë të reja

Tirana është futur në evolucionin e gjelbër. Çdo pallat në kryeqytet do...
Read More