Bisedime të reja për ribashkimin e ishullit të ndarë të Qipros

Udhëheqësit e Qipros greke dhe ata të Qipros turke vazhduan bisedimet që kanë për qëllim ribashkimin e ishullit të ndarë prej më shumë se 40 vitesh.

Udhëheqësi grek qipriot Nicos Anastasiades dhe ai turk qipriot Mustafa Akinci u takuan për një ditë të dytë negociatash, në vendpushimin turistik alpin të Crans-Montanës në Zvicër, në prani të të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, si dhe ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Turqisë.

Qipro u nda pas pushtimit turk në vitin 1974.

Të martën i dërguari i Kombeve të Bashkuara tha se negociatat e tanishme për zgjidhjen e konfliktit afatgjatë janë shansi më i mirë për të arritur një marrëveshje, por ndoshta jo i fundit për palët e ndara në qëndrime.

Kombet e Bashkuara kërkojnë një marrëveshje paqeje që bashkon Qipron nën një ombrellë federale dhe që gjithashtu do të mund të përcaktonte të ardhmen e marrëdhënieve të Evropës me Turqinë, një lojtar i rëndësishëm në konflikt.

Dy janë çështje më problematike, kërkesat e qipriotëve turq që kërkojnë një presidencë me rotacion dhe greko-qipriotët që kërkojnë që Turqia të tërheqë të gjithë kontigjentin e 30,000 mijë trupave nga ishulli dhe të heqë dorë nga e drejta e ndërhyrjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

19 kg kokainë e fshehur tek pulat

Policia italiane ka sekuestruar 19 kg kokainë të fshehur në një kontenier...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *