Bisedimet në Kretë, realizohet lëvizja e lirë e çamëve?

Bisedimet mes Greqisë dhe Shqipërisë për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe, kanë vazhduar edhe gjatë pasdites së sotme në ishullin e Kretës.

Mbasi janë pritur me këngë dhe valle në Lasithi, lokalitet pranë vendit ku mbahen bisedimet, emrin e sheshit të së cilës zoti Kotzias e ka pagëzuar me emirin “Europa” dy vjet më parë, të dy ministrat u janë rikthyer bisedimeve.

Nga burimet diplomatike në Kretë, Konica.al ka mësuar që çështja e Ligjit të Luftës pritet të trajtohet brenda një Traktati të Miqësisë të ri mes dy vendeve, për të cilën nuk ka detaje.

Mbetet të shikohet se si do të zgjidhet ndoshta çështja më e madhe në marrëdhëniet mes dy palëve.

Besohet se në lidhje me çështjen çame, si hap i parë relaksues do të jetë lejimi i qarkullimit të lirë të qytetarëve shqiptarë me origjinë çame në trojet e tyre.

Gjithsesi akoma nuk ka detaje zyrtare për këtë temë delikate.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mikhail Gorbachev: “Bota ka arritur në një pikë të rrezikshme”

Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, tha se bota ka arritur në një “pikë...
Read More