Biznesmeni indian gëzon qindra të varfër

daughter-1

Martesa e vajzës është shumë e rëndësishme për çdo prind, por në Indi, të pasurit shpenzojnë shuma marramendëse për këtë ditë. Ndryshe nga sa jemi mësuar të dëgjojmë, një biznesmen i pasur atje i ka habitur të gjithë. Partë e ndara mënjanë për dasmën luksoze të së bijës ka vendosur t’ua japë të varfërve.

Free Press Journal shkruan sot se Ajay Munot, tregtari i pasur në qarkun Aurangabad të Indisë lindore shpenzoi rreth 120 mijë dollarë për të ndërtuar 90 shtëpi për njerëzit e pastrehë.

Biznesmeni ka vendosur tre kritere për ata që do kenë shansin të hyjnë knë këto shtëpi, të jenë të varfër, të kenë jetuar në një lagje të vrfër dhe të mos kenë varësi, p.sh. nga droga apo vese të tjera.

Bëhet e ditur se çdo shtëpi ka rreth 20 metra katrorë, ka dy dritare, dy dyer dhe është e pajisur me drita.

Vajza e biznesmenit, e sapomartuar, ndonëse nuk gëzoi një martesë luksoze si shumë të tjera në Indi, u shpreh e lumtur për vendimin e të atit, madje bashkë me bashkëshortin ajo është kujdesur të dorëzojë çelësat e shtëpive tek të varfrit. “Kjo është dhurata më e bukur që babi më ka bërë për martesë”,- ka komentuar Shreya.

Shkruar Nga
More from Revista User

Parlamenti turk paraqet raportin e hetimit mbi grusht-shtetin e dështuar

Një komision parlamentar turk i ngarkuar për të hetuar mbi grushtin e...
Read More