Biznesmeni me patentat e Saimir Tahirit del sot para Krimeve të Rënda

Orest Sota pritet të dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për rivlerësim të masës së sigurisë, arrest me burg. Dosja e tij ka kaluar nga prokuroria e Elbasanit tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndaj rivlerësimi i masës së sigurisë së dhënë në 4 nëntor nga gjykata e shkallës së parë në Elbasan duhet të bëhet nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Prokuroria mësohet se ka kërkuar arrest me burg për 25-vjecarin në makinën e të cilit në datën 1 Nëntor Policia e Elbasanit gjeti 863 mijë Euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Organi i akuzës kërkon të cilësohet i ligjshëm ndalimi i të riut për akuzën e pastrimit të parave. Sipas grupit hetimor, ka dyshime se Sota nuk justifikon me burime te ligjshme paratë qe iu gjeten ne makine dhe ato dyshohet te jenë produkt i aktivitetit kriminal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dhurata Dora publikon foto joshëse nga pushimet

Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora pas disa muajve tejet të angazhuar duket...
Read More