Bleona Qereti e priti Vitin e Ri në krahët e këtij mashkulli miliarder

Ishte një nga personazhet më të përfolura të shoubizit gjatë vitit 2017.

3-7

Picture 1 of 2

Bleona Qereti është këngëtarja shqiptare e cila njihet për disa deklarata dhe veprime me të cilat kishte habitur të gjithë.

Ajo gjithmonë ka thënë se dëshiron një mashkull milioner, ndërsa së fundi ajo ka publikuar një foto me të cilën tregoi se me një të tillë e kishte pritur ndërrimin e motmoteve.

Bëhet fjalë për Remo Ruffini, i cili është biznesmen miliarder italian dhe njëherësh, aksionar i brendit “Moncler”.

Gjatë mbrëmjes, këngëtarja kishte publikuar disa imazhe në të cilat shihet bashkë me Remos, madje në përshkrimin e fotografisë Bleona e rikujtoi atë që dëshiron të bëhet miliardere.

“Urime Vitin e Ri, i dashur”, ka shkruar këngëtarja mbi fotografi me të cilën ka etiketuar biznesmenin e njohur, duke shtuar dyshimet nëse ka diçka më shumë me të.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjermania fillon dëbimin e azilkërkuesve

Gjermania ka dëbuar për në Afganistan 8 persona, pasi që kërkesa e...
Read More