Blindohet Londra… çfarë po ndodh në Britani, 24 orë para dasmës mbretërore

Blindohet Londra… çfarë po ndodh në Britani, 24 orë para dasmës mbretërore?

Nesër gjithë sytë do të jenë nga eventi më i rëndësishëm i vitit, dasma mbretërore!

Meghan Markle do të martohet me Princin Harry! Një tjetër histori hirusheje…

Eventi i së shtunës pritet të ndiqet nga një audiencë botërore prej mbi 2 miliardë shikuesish në Evropë, Amerikë, Afrikë e pjesë të tjera të botës.

Teksa mësohet se Princi Charles do të shoqërojë Meghan Markle në altar të shtunën kur ajo të martohet me princin Harry; rrugët e Londrës duket se janë mbushur plotë edhe me shtetas të tjerë.

Në fotot e siguruar nga “Dayl Mail” shihen disa shtetas amerikane. Pjesëmarrja do të jetë e jashtëzakonshme ndaj dhe disa prej tyre kanë marr batanije me vete dhe janë pozicionuar në vende 24 ore para mbajtjes së dasmës. Siç pritej masat e sigurisë janë tepër të larta.

Dasma, që mendohet se do të kushtojë rreth 30 milionë sterlina, më shumë se çdo dasmë tjetër mbretërore deri më tani në Britani, është një dhimbje koke për autoritetet e sigurisë dhe protokollin mbretëror.

Ajo do të mbahet në Windsor, në veri të Londrës, dhe e gjithë zona po i nënshtrohet kontrolleve të rrepta të sigurisë. Në ceremoni do të jenë të ftuar nga publiku rreth 2500 të ftuar, ndërkohë në mbrëmjen e dasmës 200 familjarë dhe miq do jenë pjesëmarrës.

Princi Harry është djali i vogël i Princit Charles dhe ish-Princeshës së ndjerë Diana, e cila u nda tragjikisht nga jeta përpara 21 vjetësh gjatë një aksidenti automobilistik ne Paris.

Interesi i publikut britanik, por edhe atij botëror është i tejskajshëm edhe për faktin se çifti mbretëror janë mjaft të admiruar nga publiku edhe për kauzat publike të bamirësisë që ata i kanë për zemër.

Në foto mund të shihni edhe destinacionin e gjithë dasmës mbretërore.

auto_4BDAA61000000578-5691349-image-a-108_1525446131968-768x8021526656726auto_4C5A658500000578-5739473-Charles_and_Camilla_have_been_pictured_leaving_Kensington_Palace-a-4_1526563464044-768x6011526656722auto_4C5CE7D800000578-5739473-image-a-57_15265710896481526656725auto_4C5D2DFA00000578-0-image-a-80_1526596069181-768x5271526656723auto_4C64A66700000578-5742783-image-a-39_1526636832063-768x5011526656728auto_4C648EA700000578-5742749-image-a-31_1526635274404-768x5131526656724auto_4C6452B700000578-5742783-image-a-17_1526631902282-768x5431526656723auto_4C64525300000578-5742783-image-a-20_1526631905873-768x4411526656725auto_4C5B0F1E00000578-5742783-image-a-7_1526630856748-768x6621526656727auto_4C5B539200000578-0-image-a-78_1526596057696-768x4221526656724auto_4C5CE7D800000578-5739473-image-a-57_1526571089648_11526656721
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Hoyt Brian Yee: Ka përparuar zbatimi i reformës në drejtësi në Shqipëri

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Hoyt Brian Yee tha të...
Read More