Blindohet Shkodra. Protesta për lirimin e 11 kuksianëve para Gjykatës së Apelit,hidhen kapsolla

 

Sot Shkodra ka gdhirë e blinduar. Rreth 100 punonjës të FNSH nga Tirana, forca të shumta të policisë, janë stacionuar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër ku në 11.00 do të zhvillohet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë të 11 kuksianëve te ndaluar pas protestës në Rrugën e Kombit.

 

Avokatët e tyre, që apeluan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, kërkojnë lirimin e tyre. Ndërkohë katër furgona të policisë kanë shoqëruar pranë gjykatës 11 personat e arrestuar në pritje të vendimit.

Aksi rrugor që të çon drejt gjykatës së Apelit raportohet se është bllokuar. 

Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të jetë sot në mbështetje të familjarëve të protestuesve.

“Nderi dhe tradita e Shkodrës e don që të jemi sa më shumë dhe të reagojmë sa më fort në mbështetje të tyre dhe kundër gjyqeve politike, të cilat na kujtojnë kohët më të errëta të Shqipërisë dhe me të cilat Shkodra dhe shkodranët nuk janë pajtuar as gjatë diktaturës më të egër. I gjithë Grupi Parlamentar i PD-së do jetë aty.

Sytë, mendja dhe zemra e çdo demokrati kudo ku ndodhet nesër do jenë në Shkodër. Le të jemi sa më shumë nesër (sot) në orën 10:00 te Gjykata e Apelit”, shkruante deputeti demokrat Bardh Spahia përmes një statusi në “Facebook”, dy ditë më parë.

Në Gjykatën e Apelit të Shkodrës do të zhvillohet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë të 11 kuksianëve te ndaluar pas protestës në Rrugën e Kombit.

Avokatët e tyre, që apeluan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, kërkojnë lirimin e tyre, raporton Ora News.

Prokuroria i qëndron asaj mase sigurie që u vendos në Gjykatën e Shkallës së Parë, pra arrest me burg.

Forcat të shumta policie dhe masa të shtuara pritet që të jenë gjatë të premtes në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

Seanca do të ndiqet nga deputetë të opozitës, por edhe banorë të Kukësit që do të jenë të pranishëm sot në Shkodër në mbështetje të të arrestuarve. 

“Poshtë Edi Rama, poshtë Edi Rama”, janë thirrjet e të rinjve të Partisë Demokratike para Gjykatës së Apelit Shkodrës ku pas pak minutash do të zhvillohet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë të 11 kuksianëve të ndaluar pas protestës në Rrugën e Kombit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rrëmbimi dhe robërimi i aktorëve të Hollywood, akuzohen 3 persona

  Tre persona janë akuzuar për rrëmbimin e një yllit të filmit...
Read More