Blogerja e njohur italiane rendit 10 arsye pse duhet të zgjidhet Shqipëria për pushimet e kësaj vere

plazhi10

Autoria e blogut Pimpmytrip.it, Martina Santamaria ka thënë se Shqipërinë do ta zgjidhte pa u menduar për të kaluar pushimet e kësaj vere.

“Nëse do të më kërkojnë një këshillë për vendin që duhet të vizitojnë këtë verë, pa u menduar, do thoja Shqipërinë. Edhe pse ka qenë një vend i pastabilizuar, tashmë turizmi po zhvillohet dhe është koha për ta vizituar përpara se të kthehet në një vend me turizëm masiv”, ka këshilluar blogerja.

Martina Santamaria, ka listuar në blogun e saj 10 arsyet që e bëjnë Shqipërinë një vend të mirë për të kaluar pushimet e kësaj vere! Ja cilat janë:

1. Deti në Shqipëri është i mrekullueshëm
2. Malet gjenden shumë pranë detit
3. Sitet arkeologjike dhe mrekullitë e tjera të ruajtura nga UNESCO
4. Kuzhina është e mrekullueshme
5. Është ende e pazbuluar
6. Njerëzit janë të sjellshëm
7. I gjen të gjitha brenda një hapësire të vogël
8. Është ekonomike
9. Është afër
10. Shqiptarët flasin italisht.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi për datën 24 gusht 2017

Dashi Gjatë kësaj dite do të tërhiqeni nga persona misteriozë dhe intrigantë....
Read More