Bode: Duam pajtim përmes debatit dhe rivotim për kryetarin

Ish-drejtuesi demokrat, Ridvan Bode foli pas publikimit të asaj që njihet si platforma për ringritjen e PD-së.

“Një grup drejtuesisht të PD, anëtarë të kryesisë dhe të këshillit, ish-drejtues, i janë drejtuar anëtarësisë për një proces që synon unifikimin e partisë për një proces zgjedhor të përgjithshëm”.

Bode tha se bashkimi i PD përmes një procesi zgjedhor është qëllimi i tyre.

“Të kërkohet ndjesë publike, të mundësohet hapja e një debati për kapërcimin e problemit që ka lidershipi, i cili vuan nga mungesa e kredibilitetit,” tha Bode.

Ai shtoi se ata nuk janë një organizim juridik, por një lëvizje brenda PD.

“Do i drejtohemi edhe zyrtarisht partisë, por tashmë kërkesa është publike. Do takojmë demokratët anembanë Shqipërisë. Do jetë një platformë që do ta diskutojmë me gjithë anëtarësinë”.

“Qëllimi i lëvizjes nuk është të gjejë konsensus mes nesh e drejtuesve aktualë, qëllimi është më i gjëra, është bashkimi përmes një analize të thellë dhe më pas të shkohet në zgjedhje në të gjithë nivelet përmes devizës së bashkimit”.

“Ne nuk kërkojmë ndarje postesh, por pajtim përmes një debati të përgjithshëm, analizës dhe zgjedhjeve”.

“Rizgjedhja e kryetarit është një kusht i panegociueshëm. Kjo i bën mirë edhe kryetarit për kredibilitetin e tij të bjerrur. Ne nuk po kërkojmë fraksione dhe as përfaqësim të cilësuar. Duam votime dhe të drejta të barabarta në votime. Le të jetë anëtarësia që do të vendosë”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Llalla përgjigjet ‘flakë’: Krimi është shtrirë në të gjithë territorin

Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llala i është përgjigjur flakë për flakë, akuzave...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.