Bogovë/ 2 ton kanabis, policia: Ja ku i gjetëm

droge-begove

Policia ka dhënë detaje mbi operacionin “Bogova”, ku seksuestroi 2 ton kanabis. Policia bën me dije se një person është arrestuar në flagrancë si i dyshuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, pas operacionit masiv antidrogë të koduar “Bogova” në zonën Skrapar-Berat.

Në pranga ka rënë Islam Zylyftari, 56 vjeç nga Skrapari, ndërsa në kërkim janë shpallur 50-vjeçari F.B. nga Përmeti, 80-vjeçari M.Z. dhe 62-vjeçari V.Z. nga Durrësi. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 40 fishekë.

Operacioni masiv antidrogë i Policisë së Shtetit erdhi pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, se në disa banesa të fshatit Përparim kishte lëndë narkotike. Si rezultat, u bastisën banesa e shtetasit Islam Zylyftari, ku u gjet një kamion i ngarkuar me bimë narkotike, me peshë rreth 820kg; banesa e shtetasit V.Z. të shpallur në kërkim, ku u gjetën 50 thasë me marijuanë, me peshë rreth 485 kg; si dhe banesa e shtetasit M.Z. të shpallur gjithashtu në kërkim, ku u gjet një sasi prej 5 kg.

Por operacioni nuk është ndalur me kaq, pasi edhe në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, në vendin e quajtur “Lëmi”, janë gjetur 133 qese transparente me lëndë narkotike të llojit marijuanë, me peshë rreth 576 kg, duke e çuar kështu peshën totale të drogës së sekuestruar në 1.888 kg.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksident në Tiranë, urbani aksidenton për vdekje të moshuarën

Një aksident me vdekje ndodhi në orët të mëngjësit pranë “Urës së...
Read More