‘Bomba’ e Bashës: Ja datat kur Tahiri udhëtoi në Itali me 25-vjeçarin Sota

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lëshuar sot akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa pohoi se Tahiri dhe 25-vjeçari Sota që u arrestua në Elbasan, brenda makinës së të cilit u gjetën dhe dy leje drejtimit të mjeteve lundruese të ish-ministrit dhe 800 mijë euro, bashkëpunojnë për trafik droge.

Në këtë linjë Basha thekson, bazuar tek burime e tij të sigurta se Tahiri dhe Orest Sota kanë udhëtuar bashkë për në Itali 2 gusht 2016 nga Porti i Durrësit.

Ai deklaroi se Rama po tenton të gënjejë për Tahirin, pasi me këtë rast po mbron veten e tij.

Ja statusi i kryedemokratit Basha në profilin e tij në Facebook:

“Sa më shumë përpiqet Edi Rama të mbrojë Tahirin, aq më shumë i del boja si i lidhur me krimin dhe përfitues i tij. Rama po gënjen prapë për llogari të Tahirit, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten e tij.

Tahiri dhe Sota janë bashkëpunëtorë në trafikun e milionave të drogës dhe po përpiqen cdo minutë të fshehin provat.

Burime të sigurta informojnë se:

1. Tahiri dhe Sota kanë udhëtuar bashkë për në Itali, me datë 2 Gusht 2016 nga Porti i Durrësit. Ata janë larguar nga Italia bashkë dhe janë rikthyer në Shqipëri me datë 7 Gusht 2016 me të njëjtën linjë.

2. Me 1 Shtator 2017 Tahiri dhe Sota janë larguar bashkë nga Shqipëria nëpërmjet Muriqanit dhe janë kthyer bashkë me datë 3 Shtator 2017 po nëpërmjet Muriqanit.

3. Në 6 Shtator 2017 Orest Sota ka dalë nga Shqipëria duke përdorur makinën e Tahirit.

Fakte të tjera tronditëse pritet të publikohen së shpejti. Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Largimi i tyre është imperativ kombëtar”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Është vonë të fshihemi nga Jashtëtokësorët!!!

Nëse ekziston një civilizim i avancuar jashtë në univers, atëherë sigurisht se...
Read More