‘Bomba’ gjermane për Tahirin: A pritet të rrëzohet qeveria ‘Rama 2’?

Kur kryeministri Edi Rama foli në seancën e fundit të Kuvendit, ndoshta e dinte se do provokonte pikërisht ish-ministrin e tij, Saimir Tahiri, të cilin e konsideronte si më të suksesshmin.

Pasi nuk pranoi arrestimin e tij, Rama ishte shprehur se ndoshta mund të pendohej për këtë vendim.

Vizita në Gjermani mund ta ketë bërë kryeministrin të ndjehet i penduar.

Ai u vu nën kritikat e ashpra të politikanëve gjermane për çështjen ‘Tahiri’, madje nuk gjeti strehë as tek socialdemokratët, të cilët i kërkuan miqësisht që ta dorëzojë ish-ministrin.

Portali 360grade.al shkruan se Rama është kthyer me shpejtësi në Tiranë, me shenja të dukshme dhe të papërmbajtshme nervozizmi.

Rama u tkurr dhe u step. Por tani, pas takimit me Merkel, pohojnë burimet konfidenciale për 360grade.al, kryeministri shqiptar, morri në Berlin, provën e qartë se mbështetja e artë gjermane, nuk ekziston më.

A do ta sulmojë Rama, ish ministrin Tahiri?

Tahiri nga ana e vet “premton” bujshëm se është gati ta marrë me vete dhe se nuk ka ndërmend të kalbet në burg, për llogari të karierës dhe të sukseseve të ardhshme politike të Ramës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi

  Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka ndërruar jetë sot si pasojë...
Read More