Bombat në SHBA: Demokratët akuzojnë presidentin, zbulohet adresa nga u nisën pakot

Autoritetet amerikane u angazhuan menjëherë që prej së mërkurës, me një hetim gjithëpërfshirës mbi atë se kush fshihet pas bombave artizanale në formë tubi, të dërguara në adresat e ish-presidentit Barack Obama, ish-kandidates demokrate dhe ish-Sekretare e Shtetit, Hillary Clinton, si dhe figurave të tjera të larta të demokratëve, por edhe në zyrat e CNN-it në Nju Jork, që të gjithë këta persona “të urryer” mes mbështetësve të presidentit Donald Trump.

Të paktën 7 pako të dyshimta u dërguan në Nju Jork, Uashington dhe Florida, drejtuar madje edhe figurës së shquar afro-amerikane, ish-kryeprokurorit Eric Holder të epokës “Obama”, por edhe ndaj Maxine Waters, një ligjvënëse nga Kalifornia.

Pakot e dërguara kishin që të gjitha një emër dërguesi: Debbie Wasserman Schultz, ish-kryetare e Komitetit Kombëtar Demokratik. Ndërkohë, adresat e kthimit përfshinin edhe gabime drejtshkrimore të mbiemrit të Wasserman Schultz, siç raportojnë mediet amerikane, përfshi “Miami Herald”.

Nga Shtëpia e Bardhë, Trump apeloi fillimisht për unitet, duke thënë se “aktet e dhunës politike nuk kanë vend në Shtetet e Bashkuara”.

“Ata që janë të angazhuar në fushën politike duhet të ndalen së trajtuari kundërshtarët politike si moralisht të dëmtuar”,theksoi më pas ai gjatë një mitingu në Wisconsin, përpara se t’u rikthehej kritikave ndaj medies. “Media ka gjithashtu përgjegjësinë për t’i dhënë tonin dhe për t’i dhënë fund armiqësisë së pafundme dhe vazhdimisht negative, e sulmeve apo ngjarjeve shpesh false”, shtoi ai. “Ato duhet të ndalen”.

Kurse dy prej figurave më të larta të demokratëve në Kongresin amerikan akuzuan mbrëmjen e së mërkurës presidentin Donald Trump se po ndez flakët e trazirave politike dhe po përçan amerikanët, teksa tensionet janë rritur ndjeshëm në ditën kur një sërë pakosh-bombë u dërguan në adresë të disa prej personaliteteve më të shquara të demokratëve.

“Sërish, presidenti ka falur dhunën fizike dhe përçau amerikanët me fjalët dhe veprat e tij”, u shprehen udhëheqësja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, si dhe udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer, në një deklaratë të përbashkët.

Përmes saj, Pelosi e Schumer iu referuan shprehjes së mbështetjes nga Trump ndaj pjesëmarrësve në tubime që përfshihen në akte dhune me protestuesit, e gjithashtu edhe përkufizimit të shtypit si “armik i popullit”.

Të mërkurën reagoi edhe Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump, e cila denoncoi si “sulme frikacakësh” serinë e bombave tub të dërguara ndaj Obamës, demokratëve të tjerë dhe CNN-it, që të gjithë “figura të urryera” nga mbështetësit e Trumpit.

“Ne nuk mund t’i tolerojmë të tilla sulme frikacakësh, ndaj unë dënoj fuqishëm të gjithë ata që zgjedhin dhunën”, tha Melania Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, dedikuar krizës së opioideve.

Shkruar Nga
More from Redaksia

1.1 mld euro, zbulohet formacioni më i shtrenjtë i të gjitha kohërave

Pasi braziliani Alisson vendosi një rekord të ri për shumën e paguar...
Read More