Boralda Sheme: E zgjodha UET për shkak të përfshirjes në Erasmus+

Kemi intervistuar pesë prej 100 të rinjve që kanë përfituar nga shkëmbimet studentore nga Universiteti Europian i Tiranës drejt universiteteve europianë. Nga Polonia, Estonia, Letonia, Hungaria, Italia etj., të rinjtë flasin se çfarë i kanë marrë kësaj eksperience dhe përse u ka shërbyer në formimin e tyre të mëtejshëm

Boralda Sheme është studente e vitit të parë Master për Banka dhe Tregje Financiare, në UET. Pasi kishte dëgjuar për programin Erasmus, pati fatin që përmes universitetit ku studion të bëhej pjesë e tij.
“Gjatë periudhës së studimeve ne marrim gjithmonë informacion lidhur me thirrjet e reja që hapen nga universitete kudo nëpër Europë. Personalisht, kam aplikuar në tri thirrje (Varshavë, Bolonjë dhe Wroclaw), nga ku jam përzgjedhur tek projekti i fundit, në WroclaW University of Science and Technology”- ka rrëfyer ajo duke zbuluar edhe hollësitë e procesit të aplikimit, që ka arritur ta plotësojë edhe falës ndihmës së koordinatores së zyrës Erasmus+, Lutjona Lula dhe të gjithë pedagogëve të UET që ia kanë thjeshtësuar procesin.

Boralda thotë se kishte dijeni përpara se të regjistrohej si studentë në UET, që ky i fundit kishte marrëveshje me universitete të huaja që u mundëson studentëve të tij eksperiencë studentore jashtë vendit.  “Kjo ka qenë një ndër arsyet kryesore pse unë kam zgjedhur të vazhdoj studimet e mia Master tek ky universitet, sepse mundësitë për zhvillim dhe për t’u bërë pjese e këtyre eksperiencave jashtë vendit janë të shumta dhe u kushtohet një rëndësi e veçantë këtij dimensioni”- rrëfen studentja, ndërsa zbulon përvojën e saj polake.

“Përvoja studentore ku po kryej shkëmbimin është një ndër më të bukurat dhe më të paharrueshmet. Ajo që i sugjeroj çdo studenti, është të mos ndalet së kërkuari eksperienca të reja, të dalë jashtë “comfort zone”, sepse aktivitete shumë të bukura po i presin, dhe UET po na jep një mundësi të pazëvendësueshme, për t’u zhvilluar me tepër, saje këtyre shkëmbimeve studentore” – ka thënë Boralda, duke e cilësuar përfshirjen e UET në Erasmus si kombinimin më të mirë, nga i cili mund të përfitojë çdo student shqiptar për të çuar përpara jo vetëm dijet, por edhe përvojën e jetës. Në përfundim ajo u bën thirrje të gjithë bashkëmoshatarëve të aplikojnë në këtë program.

0a58733c-20c7-424a-a32c-a08a2884475c0e357db4-ddef-4e3e-8e15-d259a678dff7
 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

“Kumbari shqiptar”, në listën e kriminelëve më të kërkuar nga Belgjika

Tre emra të rinj u shtuan mëngjesin e kësaj të marte në...
Read More