Bosi i Cosa Nostra që s’u pendua kurrë, fjalët e fundit që i tha gruas nga qelia

“Unë nuk pendohem … ata nuk do të me përkulin mua.” Asnjë lëkundje, asnjë hap prapa. Deri në fund. Toto Riina, që njihej për veprimet cnjerëzore dhe për mizorinë e tij të pashoqe.

Me këto fjalë ai iu drejtuar gruas së tij vetëm pak muaj më parë, në takimin e radhës në burgun në Parma. Kishin një jetë të tërë së bashku, me Ninetta Bagarella në fillim bashkë dhe pastaj në një lidhje në distancë për shkak të aktivitetit kriminal të bosit të Cosa Nostra.

“Unë nuk dua të kërkoj asgjë nga askush” tha ai, duke iu referuar rasteve që avokati i tij donte t’i nënshtrohej, për ta lehtësuar gjatë proceseve të shumta gjyqësore dhe për morinë e akuzave. “Unë mund të bëj edhe 3,000 vjet burg, jo 30 vjet”- tha ai.

Shkruar Nga
More from Revista User

ISIS sulmon sërish Aleppon, të paktën 30 të vdekur

Të paktën 30 persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me...
Read More