Bota mban frymën: Hapet dosja për vrasjen e Xhon Kenedi

Sot pritet të bëhen publike dosje të klasifikuara për vrasjen e presidentit amerikan, Xhon Kenedi.

E gjithë bota mban frymën.

Çfarë ndodhi në atë kohë?

Kenedi, presidenti i 35-të i SHBA, u qëllua për vdekje më 22 nëntor 1963.

Ai po udhëtonte në një limuzinë të hapur.

Menjëherë pas ngjarjes u arrestua Li Harvi Osvald.

Brenda 12 orësh u akuzua për vrasjen e presidentit.

Por më 24 nëntor, Osvald u qëllua për vdekje në bodrumin e policisë së Dallasit nga Xhek Rubi, pronar i një lokali nate.

Ky moment u fiksua live në kamera.

Rubi u dënua me vdekje. Ai apeloi, por vdiq nga kanceri në vitin 1967, përpara rigjykimit.

Një javë pas vrasjes u ngrit një komision hetimor.

Ai arriti në përfundimin se nuk ka prova se Osvald apo Rubi janë pjesë e ndonjë komploti, të brendshëm ose të jashtëm.

Edhe hetimet e mëparshme nuk gjetën prova për implikim të CIA-s, megjithatë në vitin 1979 një komision ngriti dyshimet se mund të ishin dy vrasës.

Në vitin 1992, një ligj i Kongresit i dërgoi 5 milionë faqet e dosjes së Kenedit në arkivë.

Sipas ligjit, të gjithë të dhënat do publikohen brenda 25 vitesh, vetëm në rast se presidenti e kundërshton.

Afati skadon të premten.

Por çfarë mund të tregojnë dokumentet e reja?

Brus Miroljo, një avokat që është marrë me këtë çështje, thotë për BBC se ka lexuar mijëra materiale.

Ai thotë se nuk beson se ka pasur një person të dytë që ka qëlluar mbi presidentin.

Po ashtu ai thotë se është skeptik ndaj teorive konspirative dhe se nuk pret ndonjë zbulim të madh të enjten.

“Numri i personave që do të përfshiheshin në mbulim është kaq i madh, sa duket e pamundur të kenë mbajtur të fshehur diçka shumë të rëndësishme”, thotë ai.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Jonida Shehu largohet nga ‘Top Channel’: U ndjeva e papërshtatshme…

  Një tjetër moderatore heq dorë nga “Top Channel” për t’ju bashkuar...
Read More