Bota mund të mbetet pa çokollatë brenda 40 vjetëve

Ekspertët parashikojnë se bota mund të mbetet pa çokollatë brenda 40 viteve sepse lulet e kakaos po kanë probleme të mbijetojnë në klimat e ngrohta.

Pemët e kakaos mund të rriten vetëm brenda 20 gradëve në veri dhe në jug të Ekuatorit – dhe rriten vetëm në lagështi të madhe.

Por një rritje e temperaturës prej vetëm 2.1 gradëve Celsius përgjatë 30 vjetëve të ardhshme që mund të shkaktohet nga ngrohja globale mund të jetë shkas i ‘vrasjes’ së këtyre pemëve – dhe industria e çokollatës mund të shuhet!

Rritja e merkurit bën që të shtrydhet më shumë ujë nga pemët dhe toka, ndërsa shkencëtarët besojnë se shiu nuk do të mjaftojë që ta kompensojë këtë humbje të lagështisë te pemët e kakaos.

Shkruar Nga
More from Revista User

Erdogan-Trump do të diskutojnë për krizën rreth Katarit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij amerikan Donald Trump...
Read More