Bota pajiset më mirë për mbrojtjen nga katastrofat natyrore

Uragane, tërmete, përmbytje: dukuritë ekstreme të natyrës kërcënojnë kryesisht njerëzit në vendet e varfëra. Ato sipas Indeksit aktual Botëror të Rrezikut, janë veçanërisht të kërcënuara. Por ka edhe shpresë.

Cikloni “Pam” më 2015 shkaktoi dëme të jashtëzakonshme në ishujt Vanuatu. “Shumë vende kanë mësuar nga katastrofat e mëparshme dhe po e përmirësojnë mbrojtjen nga klima”, vuri në dukje drejtori ekzekutiv i “Aleancës Zhvillimi Ndihmon”, Peter Mucke. Kjo aleancë publikoi një analizë të Indeksit Botëror të Rrezikut analizë të realizuar në vitet 2012 derimë 2016. Në bazë të këtij studimi njerëzit në mbarë botën sot janë të pajisur më mirë për t’u mbrojtur nga katastrofat natyrore se sa pesë vjet më parë. Indeksi për 171 vende jep një risk mesatar, që një dukuri ekstreme natyrore shkakton një katastrofë. Gjithsej janë 28 indikatorë si kujdesi shendetësor, aksesi në ujin e pijshëm ose kuota e alfabetizimit që përfshihen në këtë përllogaritje.

Katastrofat natyrore, sipas raportit botërore të riskut, në disa rajone të botës i përkasin përditshmërisë. Në bazë të kësaj analize në planin krahasimor mes rajoneve të botës rreziku i dukurive ekstreme të natyrës është më i lartë në Oqeani dhe më i ulëti në Europë. ndër rajonet me risk të latrtë katastrofash krahas oqeanisë bën pjesë edhe Amerika Qendrore, Afrika Perëndimore dhe Qendrore si dhe Azia Juglindore. Në krahasim pesë vjeçar në Paqësorin jugor shteti ishull Vanuatu ka riskun më të lartë prej 39% prej katastrofave, pasuar nga Tonga dhe Filipinet. Ndryshe është situata me riskun në Arabinë Saudite, Maltë dhe Katar, që kanë një kuotë më të ulët. Gjermania me një risk prej tre përqind renditet në vendin e 146.

Ekstremet e klimës po shpeshtohen

“Dukuritë ekstreme të klimës si stuhitë dhe reshjet e fuqishme po shtohen”, tha Mucke. “Këtë e dëshmoi sërish edhe stuhia javët e fundit në Gjermani. Ekstremet e klimës si thatësira të gjata në të ardhmen do të jenë më të shpeshta.” Në përballimin e katastrofave, sipas raportit, luajnë rol të rëndësishëm edhe të ardhurat e popullsisë. Sipas ekspertëve lufta kundër varfërisë dhe forcimi i ekonomisë janë masa të rëndësishme.

Ndryshimi i klimës intensifikon ekstremet e motit

Bashkëautorja e këtij studimi, Katrin Radtke, nga Instituti Bochumer për Studimet e së Drejtës Humanitare dhe për Sigurimin e Paqes, tha në Berlin, se dukuritë e natyrës të kushtëzuara prej motit do ta intensifikojnë ndryshimin e klimës. Por njëkohësisht vendet nuk kanë në dispozicion mjetet e mjaftueshme për parandalimin e mirë të zhvillimeve të tilla.

Kjo aleancë publikon çdo vit që nga 2011 raportin për riskun botëror nga moti ekstrem. Indeksi i “Alencës Zhvillimi Ndihmon” është pjesë e këtij raporti vjetor.

Shkruar Nga
More from Revista User

Policia e Las Vegas: Dy të vdekur e 70 të plagosur nga sulmi me automatik

Policia e Las Vegas ka dal me një raportim zyrtar duke konfirmuar...
Read More