Botët paralele të Carles Puigdemont

Presidenti rajonal katalonjas i shkarkuar Carles Puigdemont ndodhet në një kontradiktore. A është kjo arsyeja, përse ai mban një qendrim kontradiktorë

Ai është ulur në nj ë lokal në qytetin e tij të lindjes Girona dhe ha drekë. Një grup basketbollistësh dëshirojnë të bëjnë një fotografi me të – s’ka problem. Puigdemont del shkurt para derës, duke kaluar para kamerave dhe reporterëve që e pyesin (“A e keni të qartë, që jukanë shkarkuarë”), ai pozon për fotografinë dhe kthehet sërish brenda, e vazhdon të hajë.

Pothuajse njëkohësisht në televozionin katalonjas transmetohet një „fjalim institucional” i regjistruar i ish-presidentit rajonal. Në të Puigdemont e refuzon largimin e tij nga posti dhe bën lutje për „durim, qendresë dhe perspektivë “, për të avancuar me planin e tij të pavarësisë. Pranë tij janë vendosur si për një burrë shteti flamuri katalonjas dhe ai europian.

Pas fjalimit sërish ai shfaqet në një transmetim të drejtpërdrejtë të një televizioni: Presidenti Ni shkarkuar është ulur bashkë me fqinjët, thotë moderatorja.

Duket sikur, kjo të sihte një ditë fare normale për Carles Puigdemont. Asgjë nuk duket se ia prish atij qetësinë. As kur më vonë në restorant, ku ai vazhdon të qendrojë i ulur, qindra serhixhinj dh etifozë e rrethojnë atë. “President Puigdemont”, thërrasin ata. Edhem ë shumë kamera e filmojnë skenën.

Virtual dhe utopik

Eshtë absurde, komenton një kaimtar. Duket sikur zoti Puigdemont jeton në dy botë të ndryshme: në botën e qeverisë spanjolle dhe në botën e vet, që i ngjan më shumë një „realiteti virtual”. “Realiteti virtual” nuk është larg nga „utopia katalonjase”, në të cilën e ka drejtuar popullin katalonjas Carles Puigdemont.

Një utopi, në të cilën zgjedhjet kaotike paraqiten si referendum i vlefshëm me rezultatet të besueshme. Një utopi në të cilën rregullat vendosen e menjëherë paskëtaj nuk respketohen (48 orë pas shpalljes së rezltateve të referendumit sipas planit fillestar duhej të shpallej pavarësia – nga 48 orë kaloi gati një muaj). Votimet parlamentare festohen si legjitime, por në fakt nuk janë të tilla – si p.sh. vendimi për pavarësinë e Katalonjës të premten (27.10).

Sipas prof. Oriol Bartomeus, politilog në Universitetin autonom të Barcelonës, votimi nuk duhej zhvilluar fare, „sepse parlamenti në bazë të ligjit nuk ka kompetenca të vendosë për sovranitetin e Katalonjës “. Avokatët e parlamentit katalonjas kanë arritur në të njëjtin konkluzion.

Opozita para votimit në shenjë proteste u largua nga salla plenare. Nga deputetët që mbetën dhjetë votuan kundër rezolutës për konstituimin e „një republike katalonjase si shtet i pavarur dhe sovran “. 70 deputetë votuan pro dhe e miratuan rezolutën. Dy dorëzuan fletë të bardha.

Separatistët të përçarë

Baza e ithtarëve të pavarësisë përreth Carles Puigdemont së fundi dukej e dobësuar. Ajo u shpërbë në dy kamp: një krah i moderuar, që në fund kërkonte zgjedhje të parakohshme rajonale, dhe një pjesë e pa kompromis, që kërkon hië më pak se shpalljen e pavarësis ënë mënyrë unilaterale. Veëanërisht përëarja doli në pah, kur Puigdemont para dy javësh deklaroi pavarësinë dhe menjëherë e suspendoi atë.

Nga njëra ai ky ishte një lëshim ndaj partisë radikale të majtë CUP (Kandidatura e Unitetit popullor), që siguri shumicën në parlament. Nga ana tjetër ky ishte një sinjal i lëshimit ndaj pjesës së moderuar benda partisë së tij PDeCat (Partia Europiane Demokratike e Katalonjës).

Ndarja në dy kampe doli qartë në pah të premten, kur ministri përgjegjës për sipërmarrjet Santi Vila dha dorëhejen për protestë kundër vendimeve të presidentit rajonal dhe e komentoi vendimin e tij në tëitter: “Përpjekjet e mia për dialog sërish kanë dështuar.”

“Në bllokun e pavarësisë ka ende një përëarje”, thotë eksperti Oriol Bartomeus. “Tani kjo nuk është e dukshme, por do të jetë evidente në ditët e ardhëshme, kur të diskutohet , nëse përkrahësit duhet të marrin pjesë në zgjedhje më 21 dhjetor ose jo.”

Këto mosmarrëveshje pasqyrohen edhe nga fryma në rrugët e Barcelonës. Lëvizja fillimisht homogjene e pavarësisë u shpërbë në kampe të ndryshme: Nga njëra anë përkrahësit e flaktë të pavarësië e kanë ndryshuar mendimin qëkurse nisën të tërhiqen nga Katalonja bankat dhe sipërmarrësit. Njerëz këta, që në fillim dëshironin një statut më të fortë autonomie për Katalonjën dhe për protestë dhanë votën e tyre „po” në referendum.

Por ka edhe katalonjasit e tjerë, të cilët shfaqen në demonstratat më të spikatura dhe kërkojnë vetëm pavarësinë. Këtë pavarësi ata e patën tani – edhe pse fare shkurt.

Shkruar Nga
More from Revista User

Jeni kuriozë? Ja çfarë tregon distanca mes vetullave për karakterin tuaj

Mbase nuk e kishit menduar, por vetullat mund të tregojnë shumë edhe...
Read More