Brad Pitt i ofron Angelina-s gjysmën e pasurisë për fëmijët, por ajo…

Edhe divorci nuk ka për të qenë një punë e lehtë për çiftin e famshëm Hollywood-ian, Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Beteja ligjore mbi 6 fëmijët e tyre, Maddox, 16 vjeç, Pax, 13, Zahara, 12, Shiloh, 11, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 9, vazhdon, dhe Brad Pitt është i gatshëm të paguajë çfarëdo shume për më tepër kujdestari të tyren… sikur të mos ishte Angelina Jolie në mes, e cila refuzon gjithçka.

Sipas burimeve, Brad e ka udhëzuar avokatin t’i japë Angelina-s çfarëdo shume të kërkojë, deri edhe gjysmën e pasurisë së tij prej 250 milionë dollarë. Megjithatë, Angelina preferon të mbajë fëmijët e saj, sidomos pas problemeve të Brad me alkoolin prej vitesh.

Pas gjithë ç’ka kaluar, Brad Pitt s’ka asgjë për të humbur. 125 milionë dollarë s’janë asgjë për të, përpara fëmijëve të tij.

Shkruar Nga
More from Revista User

Grabitje në dyqanin e Apple në Kaliforni

Policia e Kalifornisë tha dje se rreth 20 persona u përfshinë në...
Read More