Brad Pitt zëvendëson ish- bashkëshorten Angelina Jolie, ja kush është

auto_maxresdefault1484670855

Beqari më i lakmuar i botës së Hollivudit, Brad Pitt duket se nuk ka humbur kohë për ta zëvendësuar ish- bashkëshorten e tij, aktoren e famshme, Angelina Jolie me një tjetër aktorë. Bëhet fjalë për Kate Hudson, vajza e Goldie Hawn, aktore e shumë komedive romantike.

Brad Pitt duket se është në një marrëdhënie sekrete me Kate Hudson, edhe pse spekulimet thonë se Pitt ende nuk është i gatshëm të ketë një marrëdhënie romantike me askënd.

Është raportuar gjithashtu se fokusi i tij tani janë gjashtë fëmijët dhe të ketë kujdestarinë e përbashkët të tyre. Por njerëzit nuk mund të fajësojnë Brad, ai gjithashtu ka nevojë për dikë me të cilin mund të ndajë ndjenjat.

Pitt dhe Hudson kanë marrë pjesë në festën pas ceremoninësë së ndarjes së çmimeve në “Golden Globe”, dhe aty janë parë bashkë.

Nëse historia mes tyre do të konfirmohet, do të ishte një dëshirë e bërë realitet, pasi kohë më parë, në një intervistë në radio, Kate do të thoshte se ëndërronte një djalë si Brad Pitt.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dua merr një urim të veçantë nga YouTube për suksesin e “New Rules”

Dua Lipa i ka përjetuar sukseset më të mëdha në karrierë gjatë...
Read More