Braho: Kur është Saliu deputet, pse të mos jem edhe unë?! KQZ i jep mandatin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të vendosë sot për fatin e mandatit të Saimir Tahirit.

KQZ do të mblidhej në orën 13:00 për të shqyrtuar projekt-vendimin për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të PS-së për Qarkun Tiranë për plotësimin e vakancës, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të Sajmir Tahirit.

Spartak Braho, ish-deputet dhe këshilltar për Parlamentin i kryeministrit Edi Rama deklaroi në një intervistë telefonike për Top Channel se do ta pranojë mandatin e deputetit.

“Pa dyshim që do ta pranoj. Nuk kam arsye pse të mos e pranoj. Kam që në vitin 1996 që jam prezent në listat e deputetëve të Partisë Socialiste dhe deputet i saj në dy legjislaturat e fundit. Kam patur dilema në fillim, por sa kohë që aty qëndron Sali Berisha, pse të mos shkoj dhe unë”, u shpreh Braho.

Kështu Spartak Braho do t’i rikthehet sërish jetës parlamentare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një mbledhje që zgjati vetëm pak minuta, miratoi me 7 vota pro dhënien e mandatit të deputetit, Spartak Brahos, duke plotësuar kështu vakancën e lënë bosh nga Saimir Tahiri, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë.

Spartak Braho është pjesë e listës shumë emërore të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Braho, mandatin e kaluar hyri si deputet nga lista e PS dhe u bë pjesë e grupit të LSI.

Por në zgjedhjet e 2017 ishte në listën shumëemërore të PS-së në qarkun e Tiranës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Po afron Lufta e Tretë Botërore? Edhe Japonia blen raketa

Japonia ka nisur të blejë raketa për t’u mbrojtur nga Koreja e...
Read More