Bregu: Anëtarësimin në BE e kemi të sigurt, por duhet të ndryshoni…

 
 

Pas prezantimit ditën e sotme të strategjisë së zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor ka ardhur një reagim nga ana e ish-deputetes demokrate dhe ish-ministres së Integrimit Majlinda Bregu.  Në një status në “Facebook”, Bregu shkruan se anëtarësimi është i sigurt por jo nëse politika shqiptare nuk ndryshon veten.

Ajo përmend thelbin e strategjisë së zgjerimit të përmendur sot dhe madje jep edhe një datë për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Duhet të presim prillin thotë ajo.

STATUSI I BREGUT

“Anëtarësim i sigurt, por jo nëse nuk ndryshoni veten.

Luftë kundër krimit, korrupsionit, zgjidhje e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe mbi të gjitha, zbatim të ligjit dhe stabilitet e reforma ekonomike.”

Ky është thelbi i Strategjisë së Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, prezantuar sot.

Pas vitesh mosvëmendje europiane për zgjerimin, për herë të pare pas samitit të Selanikut në 2003, ka një dokument ku procesi i zgjerimit të Evropës me vendet e Ballkanit Perëndimor, përcillet me qartësinë e dijes dhe të arsyes.

Për herë të parë pas kaq kohësh procesi shihet siç duhet të jetë.

Së pari, si çështje zgjedhje e një brezi për të nisur një epokë të re.

Kush e ka seriozisht anëtarësimin në BE, nuk ka pse tulatet apo shugatet as nga fantazmat atavike të nacionalizmit që kanë helmuar breza të tërë, as nga reformat e thella dhe jo të lehta që janë kthyer në ankthin tmerrues të elitave politike.

Së dyti, si çështje shkundje nga ana e institucioneve të BE-së për ta njohur të ardhmen e rajonit në këtë skaj të kontinentit, siç duhet të jetë: në interesin më të mirë politik, të sigurisë dhe atë ekonomik të vetë Europës.

Komisioni Europian është gati të përgatisë rekomandimin për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në rast se kushtet vlerësohen të përmbushura.

Për këtë duhet të presim prillin. Jo rrallë jemi shpallur problem në Europë.

Shpresoj që të gjithë të pranojnë sot se pa Europë s’ ka zgjidhje të problemeve.

Për më tepër që Europa nuk është shpërblim për politikanët, por detyrim i tyre për qytetarët!

Shkruar Nga
More from Redaksia

Diabeti, ushqimet dhe perimet që e luftojnë

  Në mbarë botën po jepet alarmi se diabetikët po shtohen në...
Read More